Nuk kanë të ndalur së paraqituri rastet e reja të falsifikimit të parave në Kosovë.
Ashtu siç konfirmoi Forenzika para disa ditësh rastet më të shpeshta hasen në kartëmonedhat 100 euro.
Kësisoj, në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste në rajonin e Prishtinës, ku janë konfiskuar shtatë kartëmonedha 100 euro dhe një 10 euro.
Një rast është raportuar edhe në Gjakovë, ku është hasur e falsifikuar po ashtu një kartëmonedhë 100 euro.
Këto janë rastet e raportuara në 24 orët e fundit:
Fushë Kosovë, 23.03.2022 – 09:00. Më 25.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, punëtor i një banke, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka deponuar një monedhë prej 100 euro, të falsifikuar. Monedha është konfiskuar. Rasti nën hetime.
Rr. Migjeni, Prishtinë, 25.03.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i një banke, ka raportuar se ka hasur në katër monedha të deponuara nga 100 euro, të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar. Rasti nën hetime.
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 25.03.2022 – NN. Ankuesja femër kosovare, punëtore e një banke, ka raportuar se ka hasur në tre monedha të deponuara, 2×100 euro dhe 1×10 euro, të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar. Rasti nën hetime.
Rr. UÇK-së, Gjakovë, 18.03.2022 – 09:00. Më 25.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, punëtor i një banke, ka raportuar se një kartëmonedhë e deponuar në vlerë prej 100 euro, dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.