• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kjo është Time Shatri, plaka 102 vjecare që e di përmendsh Këngën e Oso Kukës

Jeta e saj është një kapitull i veçantë i historisë së Kosovës.

nga Bota Press
7 Maj, 2021
në Kulturë
ShareShareShare

 

Ajo i ka mbushur 102 vjet, më shumë se një shekull jetë. Por pavarësisht shekullit që mban mbi sype, ajo ende mbahet e fortë. Madje është shëndosh si molla të cilat i ka në oborr të shtëpisë ku jeton edhe sot kësaj dite.
Time Shatri është nëna e veprimtarit të njohur Xhafer Shatri, i cili përmes një postimi në Facebook ka përshkruar biografinë e nënës së tij.

 

 

Të nderuar miq,
sot Nana ime, Time Shatri e gjinisë Kabashi, i ka mbushur 102 vjet.
Jeta e saj është një kapitull i veçantë i historisë së Kosovës.
Ajo, përkundër peshës së viteve, ka kujtesë të kthjelltë dhe rrëfen për shumë ngjarje, që i ka ndëgjuar nga prindërit e saj, apo që i ka përjetuar vetë;

 

Luftën e Nokshiqit, Krimet e Savë Batares, Luftën e Kaçakëve, plaçkitjet e Gal Tërziqit, krimet e Miliq Krstiqit (Krstës), kohën e kolonizimit, terrorin serb të viteve ’30-të shekullit të kaluar, vrasjen e pabesë të Selman Kadrisë, “kohën e Shipnisë së Vjetër, ardhjen e partizanëve, Luftën në Kacuberr e Novi Pazar, Kryengritjen e Drenicës, krimet në Kullën e Popit dhe te Lluga e Xhamisë në Istog, Kaçakët e pas Luftës së Dytë Botërore, “Otkupin“, vitet e rënda të angarisë (punës së përdhunshme), Aksionin e Armëve, shpërnguljet masive për në Turqi, vrasjen e Haxhi Tishukut, vrasjen e 4 mësuesve shqiptarë në kufi Ismail Balaj, Metë Alaj, Ramadan Shala dhe Tahir Dushi (I pari, Smajl Balaj ishte bashkëfshatar yni), për të gjitha format e terrorit të Rankoviqit, përjetimet e veta gjatë vizitave nëpër burgjet e Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Vojvodinës dhe Malit të Zi, përjetimet e Luftës së fundit dhe ndiesinë që të krijon fakti kur e sheh të djegur e të bërë shkrumb e hi shtëpinë, në të cilën ajo kishte derdhur mundin e një jete të tërë.

Vëç këtyre ngjarjeve Nana Timë, e di përmendsh Këngën e Oso Kukës, Ç’janë këto gjamë që po i bjen era, këngët e nizamëve, këngë të kaçakëve, Këngën për Tragjedinë në Bjeshkën e Shtedimit, kur nga përmbytjet që kishte shkaktuar rrebeshi i shiut kishin vdekur mbi 30 veta, prej tyre shumica gra e fëmijë…
Nana Timë edhe sot, në këtë moshë, bën punë dore: qëndis me krrabëza dhe prodhon për çdo ditë veshmbathje me një shije të hollë dhe energji rinore.
Veç kësaj Nana Timë përkujdeset maksimalisht për oborrin e saj, ku çdo pranverë çelin e gjelbërojnë drunj dhe lule nga më të ndryshmet.
Për Nanën Timë kujdeset me shumë përkushtim mbesa e saj Floria, me të cilën ajo ndanë shumë përjetime e “sekrete” të cilat nuk ka mundur t’i zbulojë kurrë as xhandarmëria e krajlit, as Kuestura, as OZN-a, as UDB-a dhe as SHIK-u i cubave të Kosovës.
Kur nuk është Floria aty, Nana Timë bën “llaf“ me lulet e veta thuase i ka përreth krejt krushqit e një dasme.
Përkundër telasheve me shëndetin, sidomos me kordhat e zërit që po ia dëmtojnë të folurit, Nana Timë mbahet mirë.
Te gjithë ne ia urojmë Ditlindjen e 102-të Nanës, Gjyshës dhe Stërgjyshës tonë dhe i dëshirojmë edhe shumë Ditëlindje të tjera

Tags: Time ShatriXhafer Shatri

Të ngjashme

Diaspora

Diplomacia kosovare në Itali dhe prezantimi i vlerave kulturore

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Kulturë

S’ka Sunny Hill në 2023, shtyhet për vitin 2024

nga Bota Press
31 Maj, 2023
Kulturë

Adem Lushaj: Jetojmë…!

nga Bota Press
28 Maj, 2023
Kulturë

Green Fest 13 na fton të imagjinojmë një botë të qëndrueshme

nga Bota Press
28 Maj, 2023


Lajmet e fundit

  • E turpshme: Kërcënohet e ofendohet rëndë deputetja e PDK-së: “Ruju, sa të vij për pushime, kam me të pre me gjithë familje”
  • Brukseli e mbështet “planin e qartë” të OSBE’së për zgjedhje në Veri
  • “Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit aktual
  • Rrëfehet ish-deputeti Fetah Berisha, Ia lirova vendin Ukshin Hotit për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec (Video)
  • Ish-deputeti i Kuvendit kritika LDK-së: Përse duhet ta lëshoj kuvendin saherë e lëshon PDK-ja?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.