20 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit nga infektimi me koronavirus, raporton Gazeta Blic. 7 viktima janë të moshës mbi 80 vjeçare, 5 të asaj prej 70 deri në 79 vjeç, 5 tjerë të grupmoshës 60-69, 1 viktimë nga grupmosha 50-59 dhe 2 prej grupmoshës 40-49.
Kjo është bërë e ditur në raportin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 932 raste të reja pozitive me koronavirus.