Një debat i Fjorit javën e kaluar me Melikun agravoi duke çuar në përjashtimin e saj. Shkak u bë një video intime e Fjorit që është bërë publike në rrjete sociale.
Meliku ia përmendi këtë video në debat e sipër dhe duke kaluar më tej në ofendime.Fjori iu drejtua Albit me fjalët: “Ik gjej ndonjë gabele” dhe produksioni mori vendimin që të përjashtohet nga programi për komente raciste.
LEXO EDHE KETE
Arbana Osmanit i kushtoi veshja sa një shtëpi luksoze në Prishtinë
“Nuk e di pse u dha vetëm kur unë kam folur keq. Ju dhe e gjithë Shqipëria nuk e keni parë momentin kur Meliku më ka sharë nga familja dhe me krenari të madhe. I kam kërkuar falje të gjithë njerëzve që mund të jenë prekur nga reagimi im. Fjori në atë video nuk është Fjori e vërtetë. Fjori është shumë e dashur dhe madje njerëzit në rrugë i ndihmoj me sa mundësi kam se dhe unë studente jam. I ndihmoj dhe i jap lekë, por i dua shumë, thjesht ishte moment agravimi.Nëse Meliku më kërkon falje, dhe unë i kërkoj. Fjori në video nuk është Fjori raciste”, tha ajo.