Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nis zyrtarisht sot, ndërsa partitë politike kanë paralajmëruar aktivitetet hapëse në disa qytete të vendit.
Subjekti politi, Lëvizja Vetëvendosje do ta hap fushatën me një tubim me simpatizant të saj në Ferizaj, në Palestrën e Sporteve, prej orës 19 e 30.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar takim me qytetarët në sheshin e të qytetit të Ferizajt, duke filluar prej orës 20:00.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë aktivitetin elektoral në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar prej orës 18:00.
Ndërkaq, Aleanca do të hap fushatën zgjedhore me simpatizantë të saj në Gjakovë prej orës 19 e 45.
PSD-ja, sonte, në orën 21:00, përmes një aktiviteti simbolik, do të bëjë hapjen e fushatës. Aktiviteti do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” prapa Kuvendit të Kosovës, përcjell KosovaPress.
Afatet e përcaktuara për fushatën zgjedhore do të zgjasin deri më 6 qershor, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 7 qershor.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar