Ti më mirë të mos jesh nëse hesht kur të mohojnë, të nënçmojnë dhe merren vesh me kriminelët serbë të ta vrasin egon, e të të lënë të varfër e të mjerë.
Mimoza Kusari ku janë e ku s’janë po lyp ‘vrasës’ për veteranët dhe e ka gjetur Milan Radojiçiçin t’i ndihmojë ‘shtrigës’ që t’ia heq qafesh veteranët e UÇK-së.
Duhet të protestosh.
Kupto: Mimoza Kusari mban takime sekrete me kriminelin Millan Radojiçiç dhe merret vesh me të për t’i lënë pa bukë veteranët e UÇK-së!
Sepse, Albin Kurti nuk distancohet nga Mimoza Kusari e cila nuk e ka të qartë pse Amerika e ka shpallur kriminelin Milan Radojiçiç non-grata.
Boll vegjetove si bima.
Boll s’lëvize si lisi me këmbë të lidhura.
Protesto. Çartu.
Sepse, po të pêshtyjnë në fytyrë.
Sepse qeveria Kurti po bashkëpunon
me kriminelët serbë, ndërsa i refuzon këshillat e Amerikës.
Sepse, për Albin Kurtin, Blinken është ‘naiv’ kurse vrasësi i shqiptarëve – Oliver Ivanoviç ishte ‘njeri i
mprehtë dhe i mirë’!
Albin Kurti duhet të konsiderohet si mohues i masakrës së shqiptarëve të Mitrovicës dhe ‘bashkëvrasës’, për shkak se vrasësin e shqiptarëve të Mitrovicës – Oliver Ivanoviç- e ka lavdëruar dhe ka shprehur admirim për të.
Albin Kurti e ka masakruar Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Protesto, sepse Albin Kurti kërkon që edhe BE ta sanksionojë Vulinin, ndërsa vet bashkëpunon me serbë të sanksionuar nga Amerika.
Nën qeverisjen e Albin Kurtit është zbrazur Kosova.
Janë shuar mijëra biznese.
Populli është varfëruar, hajnat e tij janë pasuruar.
Kosova është izoluar dhe sanskionuar.
Protesto, sepse Albin Kurti e dramatizoi situatën në Veri, ua rrezikoi jetën ushtarëve të KFOR-it dhe policëve të Kosovës, ndërsa kryekriminelit serb Millan Radojiçiç, Mimoza i buzëqesh në zyre dhe mban sekrete me të.
Protesto sepse Albin Kurti paramilitarët serbë të ‘Mbrojtjes Civile’
i paguan me rroga për sulmet e tyre terroriste.
Protesto, sepse buxheti i Kosovës vjedhet dhe harxhohet në projekte fantome.
Protesto edhe kundër vetvetes që ke duruar kaq shumë.
Albin Kurti ta ka vrarë egon.
Veteranët e UÇK-së, të gjithë pa përjashtim janë të vrarë moralisht nga Albin Kurti.
Kërko që Albin Kurti të hetohet për veprimtari antishqiptare.
Kërko që Albin Kurtit t’i bëhet testi i shëndetit mendor.
Protesto.
S’ke çfarë humb Ti.
Edhe ashtu je i vrarë moralisht.
Mos prano që për bukën tënde të vendos vrasêsi yt – Milan Radojiçiç.
Ose rri ashtu siç je, i mohuar, i fyer, i varfër, i lënë, i vdekur për së gjalli.
P.S. Nëse nuk e mbështet protestën e veteranëve të UÇK-së, domethënë Ti je në anën e Milan Radojiçiçit.
Ji.
Kryesore po kuptohet e vërteta më tragjike në historinë tonë: ku shqiptarët hapur e mbështetin vrasësin serb dhe pozicionohen kundër çlirimtarëve!