• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kimete Berisha pyet Albin Kurtin: Qysh në krizën më të madhe ekonomike paska lulëzuar ekonomia!

nga Bota Press
12 Tetor, 2022
në Lajme, Opinione
ShareShareShare
Magnet për mjerimin!
Albin Kurti si ato plakat që i ruanin dardhat në tavan, dimrit i nxjerrnin nga dy a tri dardha – si thesar i çmuar, dhe i ndanin në pjesë për t’i ngrenë pas darke (si ilaç deke):
– Merre, po a je e sigurt që e han 1 dardhë komplet!
Çfarë ekonomike? Çfarë punësimi?
Çfarë e mire paska ndodhur këtu që ne nuk po e shohim?
Ne qenkemi pasuruar e nuk e paskemi hetuar?
Qysh në krizën më të madhe ekonomike paska lulëzuar ekonomia!
Asgjë nuk është rritur përveç çmimet, paknaqësia, nervoza, mania, psikoza, dëshpërimi, pasiguria, mendimet e errëta, frika, ekzodi, dhuna në familje dhe fukarallëku.
Nëse vërtet i duket se ekonomia është rritur, kryeministrit po i përfytyrohet një realitet që ekziston vetëm në mendjen e tij.
S’është mirë.
Mos po e sheh si te ‘Beautiful mind’ edhe një vajzë të vogël ‘që nuk rritet’ anipse vitet kalojnë.
Mos edhe ti si John Nash ‘punon për CIA-n’!
Nëse ma sheh një vath që më ka humbur…mos u bë kinse nuk po e sheh.
E nëse po mashtron me vetëdije, s’ka dert – mashtro.
Por ama, kush i ka thënë këtij se ka aftësi të krijojë realitete teorike. Nuk ka realitet teorik.
Realiteti ndjehet, përjetohet, jetohet, realiteti nuk mund të krijohet me definicone fantaste.
Mos na trego ti neve sa kushton një gajbe vezë.
Pra, ne edhe pse s’kemi pare, dhe e dimë qind për qind që s’kemi pare – kur na thotë Albin Kurti që ‘kemi pare’, duhet të besojmë – se teorikisht ‘kemi pare’!
A është e mundur që të uriturit t’i thuash je i ngopur teorikisht.
Ku merr vesh ky ekonomi, pa qenë as i zoti i shtëpisë së tij!
Marksi e mësonte botën për ekonomi, e vet vdiq i varfër, gruaja e tij u detyrua t’ia lë peng pantollonat për të blerë bukë.
Realiteti është i tmerrshëm: bizneset po shuhen, çmimet janë rritur, rrogat s’janë rritur, shqiptarët po ikin, serbëve ua paguani rrymën, shqiptarëve u bëni zullum, në sektorin privat punëtorët trajtohen si skllevër, s’ka sigurim shëndetësor, s’ka siguri në punë…
dhe shpenzohen pare në salltanete dhe projekte fantome.
Kryeministri Kurti është magnet për skamjen klasike, për frikën, për pasigurinë…
e asocon atë kohën kur plakat i shfrytëzonin gjinjtë si kuleta dhe nga to i nxirrnin paret në ditë ‘të zeza’, ama pasi plaste vaji gjithandej.
P.S. Ama, në çastin kur edhe Abelard Tahirit i ka ardhur dita të tallet me ty – dije mirë sa sahati.
Tags: Albin KurtiEKONOMIAKimete Berisha

Të ngjashme

Kosovë

Kurti kritikon Thaçin: Po ta kishim kazermën e FSK-së në veri, situata do të ishte ndryshe

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Kosovë

Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Lajme

Emrat: I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Lajme

Gjykimi për huliganizëm në protestën e 2013-ës, anëtari i Vetëvendosjes nuk i bindet gjykatësit

nga Bota Press
29 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Kurti kritikon Thaçin: Po ta kishim kazermën e FSK-së në veri, situata do të ishte ndryshe
  • E kishte kauzë kryesore në opozitë: Çfarë mendon Kurti sot për Zajednicën?
  • Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi
  • Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme
  • Emrat: I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.