Opinionistja Kimete Berisha ka komentuar rastin e vrasjës së Astrit Deharit ku ka pyetur publikisht kryeministrin Albin Kurti duke i thënë Pse tash si kryeministër nuk po i çon në burg vrasësit e Astrit Deharit?
Ky është shkrimi i plotë nga Kimete Berisha pa ndërhyrje nga Gazeta Botapress.info
Në murin e një kinemaje jam duke e shikuar grafitin e Albin Kurtit ‘Vrasësit në burg’, shoqëruar me forografinë e Astrit Deharit.
Pse tash ky qe tetë muaj keyeministër nuk po i çon vrasësit në burg, por po i lë ‘të lirë’?
Kush po e ndalon t’i çojë vrasësit në burg?
Për informata që do të zbulonin vrasjet në Gllogjan, i ka ofruar shpërblim 20 mijë euro, kaq ‘lirë’ kushtojnë ato jetë tragjike.
Por për serbët e veriut i ka dhënë 17 milionë euro tonat veç për dy muaj për t’ua paguar rrymën.
Me buxhetin e Kosovës me miliona euro financohen projekte fantome;
shetitje të kota kolektive të kabineteve dhe administraës së korruptuar;
mbledhjet zyrtare i organizojnë nëpër hotele e restorante, nëpër katunde turistike, me ajër të pastër;
dihet veç kush paguan, por nuk dihet kush ha,
ama për t’i çuar vrasësit në burg, nuk ka
pare…
Nëse është e vërtetë se numri i telefonit i policisë për të dhënë informata lidhur me vrasjet në Gllogjan nuk funksionin, atëherë ministri i policisë më së paku duhet të jap dorëheqje.
Kushdo që ka lejuar bllokimin e atij numri të telefonit, me dashje apo pa dashje është në anën e vrasësit dhe duhet të hetohet.
P.S. Kosova është ‘parajsë për vrasësit’!