Lëre që janë shtrenjtuar çmimet e ushqimeve, por edhe janë zvogëluar ushqimet:
qebapin e kanë bë sa cuclla, e burekun sa kimiku.
Marre.
Gjallë e ngushtë jemi prej hajnave.
Shqiptarët vjeshin në detaje. Vjedhin gjëra të imëta, prej kokrrës së pasulit e deri te lopa.
Mëpër restorante Ia kanë humbur edhe ‘fizionominë’ ushqimeve duke i zvogëluar.
Haram.
Mos ua hani ushqimet: bojkotoni.
Bëhu zotni e gatuaj vetë!
P.S. Pardje u mërzita goxha shumë.
I fola vetes, e luta veten sa mujta: shuj Kimete, se ti po harron sa e veçantë je,
problemi yt është se ti nuk po ia di vlerën vetes;
ti je intelektuale moj;
je edhe femër copë;
krejt po harron që je e kompletuar;
s’të gjindet shoqja, oj çikë…
Hajt, përmende veç një emër, kush të afrohet…
E sheh pra: askush s’të afrohet!
mos u ço peshë…
Tana t’mirat i ke, pavarësisht që shumë prej këtyre të mirave nuk vërehen me syrin e lirë, duhet studim për t’i identifikuar…
Por kot…Nuk arrita ta mashtroj veten.
Dhe, në krizë e sipër, m’u kujtua Profeti Muhamed.
Kur u ndje i lënë nga Zoti, Pejgamberi ra në dëshpërim.
Por, nuk vonoi shumë dhe Profetit i zbriti nga qielli ‘Drita e mëngjeseve’, me porosinë:
Zoti yt nuk të ka braktisur….
Ti, mos u bë me mend të mia, mos u mërzit.
Por edhe nëse mërzitesh, mërzitu si unë: shkurt
…lumturia më bëhet shpejt bajat, jo mërzia… Kush ka nerva m’u mërzit!