Publicistja e njohur Kimete Berisha përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me vendimet që kryeministri Kurti ka marrë për mbajtjen e Referendumit të Serbisë në Kosovë, shkruan Botapress.info
Sipas saj Kurti nuk po di të shpjegoj a është më mirëme ndalu apo me leju mbajtjen e këtij referendumi
Ky është shkrimi i plotë i saj:
A po kupton?
Qeveria Kurti, edhe po e lejon mbajtjen e Referendumit të Serbisë në Kosovë
(përmes postës, në zyrat e OSBE dhe në Zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë)….
edhe Juve po ua ‘shet’ si refuzim.
Albin Kurti decidivisht po thotë që serbët e Kosovës lejohet të votojnë në Referendumin e Serbisë.
Në të njejtën kohë po thotë se mbajtja e Referendumit të Serbisë në Kosovë është antikushtetuese.
Pra, edhe po e lejon Referendumin, edhe s’po e lejon se është antikushtetuese.
Pranoje se ke shkalluar nëse nuk di të na shpjegosh:
Pse, kur serbi voton në Zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë (qenka kushtetuese), e kur serbi voton në shkollë qenka antikushtetuese.
Nuk ka nevojë të Legjitimohet në Kuvend rrejshëm refuzimi i një Referendumi, i cili nuk po refuzohet.
Qysh do me nxjerr ti në Kuvend Rezolutë kundër mbajtjes së Referendumit të Serbisë në Kosovë…të cilin Referendum po e lejon të mbahet (me postë, në zyrat e OSBE-së dhe në Zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë).
P.S. A janë tranu krejt a çka po ndodh këtu!
Deri sot shteti dukej i varfër, i vjedhur dhe i mjerë, tash po duket si çmendinë!
Është normale të jesh i vjedhur, i varfër dhe i mjerë, por s’është normale të jesh i çmendur!