Opinionistja Kimete Berisha ka ironizuar me deklaratën e Presidentes Vjosa Osmani, e cila duke iu përgjigjur kritikëve rreth emërimit të kryetarit të KQZ-së, citoi vargun e këngës së Dafina Zeqirit “llafe, llafe…”.
Berisha citon një varg tjetër të këngës ‘Japa’ të këngëtares Zeqiri, që po e sjellim më poshtë:
Siç ka thënë Dafina:
“Ma mirë i ftoft Jargani
Se sa pishman mu bo tani
P.S. Presidente, populli pret nga ti veç edhe m’i fenirat flokët, edhe kompletrohesh si artiste”.
Ky reagim i Berishës vjen, pasi që gjatë një interviste presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në përgjigjen ndaj kritikëve lidhur me shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ’së, ka cituar këngën e Zeqirit, ‘Llafe Llafe’.