Kllosharë, gjithandej!
1. Enver Petrovci e ka parë Zotin, por askush nuk është çuditur.
– Zoti ka qenë duke ‘fluturuar’ në parkun e Gërmisë, kur i është prezantuar atij në formën e mjegullës.
– Enveri e ka shfrytëzuar rastin që ta zhvillojë edhe një bisedë me Zotin, të cilin e ka falënderuar për paraqitjen e tij publike.
– Kur nuk flet me Zotin, Enver Petrovci i lutet Albinit, i cili…do ta angazhojë ‘Këshilltar për aktrim’ dhe ndërmjetësues mes tokës dhe qiellit!
– Enver Petrovci anipse nuk ka lexuar libra, ia di vlerën leximit, e lavdëron Albinin që ka lexuar libra, ama profesioni i mësuesit i duket ‘i ulët’.
– Sepse, nëse s’do të ndodhte lufta, tha, komandantët do të ishin mësues, demek ‘askushi’!
– UÇK-ja nuk i pëlqen Enver Petrovcit, sepse ende nuk ka dëgjuar se edhe Albin Kurti është veteran i UÇK-së.
– Unë besoj se Enver Petrovci mund të bëhet edhe i padukshëm nëse do.
Tjetër gjë që, gjynah…është detyruar të bëj prosti…. për të mbijetuar!
– Enver Petrovci ka të drejtë ta urrej kë
të dojë, e ta dojë Millosheviçin!
Kjo është liria.
2. E opozita thonë se Albin Kurti është dorëzuar.
– Nëse Albin Kurti është dorëzuar, pse pra ti po e lut të dorëhiqet, e të ta liroj vendin ty.!
– A s’bën ti ta mundësh Albin Kurtin pa ta dhënë lejen Albin Kurti?
– Hikmetja i tregoi sonte Albinit se çfarë është më mirë për të, kaq shumë ia do të mirën…
I tha: dorëhiqu, se të bie më mirë.
– Fitorja jote pra varet nga dorëzimi i Albin Kurtit!
– Pra ti nuk e mund Albin Kurtin, nëse ai nuk e mund veten!
3. E, cili zor po e detyron Albin Kurtin të dorëzohet?
– Çfarë halli ka Albin Kurti?
Asnjë!
Veç një.
Që t’i fitojë zgjedhjet e reja, përsëri dhe përsëri.
I vetmi shqetësim i tij është stina e zgjedhjeve…e preferon verën…dihet pse.
– Mund ta kishit lënë të lodhej nga pushteti..
…Po ku keni parë ju.. ta rrëzoni njeriun, me lejen e tij!
4. PDK, e ka rivale LDK-në, jo Vetëvendosjen!
– Prandaj, PDK të mos humb kohë të merren me Albin Kurtin.
Menjëherë t’ia nis t’i ‘gjuhët’ LDK-së.
– E LDK të mos ia jap Albin Kurtit atë që po e lyp.
Por, ec e binde ti Hikmeten e cila e lut Albin Kurtin: aman, falma pushtetin!
5. I vetmi Ramush Haradinaj fiton nëse i bën shërbim Albin Kurtit dhe e rrëzon, sipas porosisë!
6. Ndërkohë, Faton Peci i ka hetuar bujqit duke e vjedhur rasadin.
I ka lutur sot bujqit shqiptarë të mos ‘vjedhin’ më.
– Shpresojmë se pas kësaj lutje të Pecit, bujqëve do t’u vijë keq dhe s’do të ‘vjedhin’ më!
Bujqit ende nuk janë hidhëruar që Peci i ka futur në një thes!
P.S. S’ka P.S.