Opinionistja Kimete Berisha ka hedhur një mori akuzash ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës duke i akuzuar ata se janë kthyer në vegël të Albin Kurtit duke e akuzuar KFOR-in se nuk po i mbron ata në punën e tyre. “KFOR-i nuk është i punësuar nëpër TV portalet e Kosovës, që t’u shërbejë gazetarëve si truprojë! ….Asociacioni i Gasetarëve të Kosovës po nxit pabesi, urrejtje dhe neveri ndaj KFOR-it, në vend se ta pyes kryeministrin e Kosovës se pse sot në Leposaviq ministri i tij ruhej me policë, e Ju jo” ka shkruar Kimete Berisha në profilin e saj në Facebook:
Anarki!
Albin Kurti ia arriti qëllimit.
Edhe gazetarët i ktheu kundër KFOR-it.
Sot Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e akuzoi KFOR-i se ‘lëre që nuk po i mbron, por po u pengon të shpëtojnë nga huliganët serbë’!
KFOR-i nuk është i punësuar nëpër TV portalet e Kosovës, që t’u shërbejë gazetarëve si truprojë!
Deklarata e tyre është amatorizëm i neveritshëm.
Asociacioni i Gasetarëve të Kosovës po nxit pabesi, urrejtje dhe neveri ndaj KFOR-it, në vend se ta pyes kryeministrin e Kosovës se pse sot në Leposaviq ministri i tij ruhej me policë, e Ju jo.
Edhe në komunikacion ështē e ndaluar të futesh në kordonin e ushtrisë.
Ti paske kujtuar që mund të hysh mes ushtarëve, t’u biesh në dorë, si nē dorën e gjyshes kur ikë nga peindi që të ndjek!
Meqenëse është kaq i paditur, kryesuesi i këtij Asociacioni duhet të jap dorëheqje (nuk e di as kush është)!
– Pa ty bën, pa KFOR-in Kosova nuk bën!
P.S. Serbët, prej më të madhit deri te më i vogli janë të arnatosur.
Nuk shkohet në Veri në ymyd të Xhelal Sveçlës, të cilit iu arrestuan tre policë nga ushtria serbe dhe as pas këtij dështimi të madh nuk jep dorëheqje, përkundrazi, pa pushim përdorë fjalor luftënxitës!
Jo veç huliganët serbë. Juve sot ju rrahu qeveria, e cila ju ka vë në pritë, ju ka sakrifikuar, dhe nuk ju ka treguar se Veriu është Ferr për shqiptarët.