1. Gjykata ka vendosur që Glauk Konjufca është i pafajshëm, që do të thotë se ai ka gënjyer kur ka thënë se ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.
– Pra, Glauk Konjufca duhet të gjykohet për pranim të rrejshëm të fajit.
2. Zjarr nga akulli ka shkaktuar edhe presidenti Biden kur duke lëpirë akullore u përgjigjej gazetarëve për luftën në Gaza.
3. E raketat e Putinit në Shqipëri i solll sot Zelensky.
Ai e ftoi Shqipërinë t’i bashkohet luftës kundër Putinit.
– Tha: ‘mos u habisni kur të sulmoheni nga raketat e Putinit’.
Por nuk shpjegoi se a duhet që Shqipëria të filloj luftën kundër Rusisë para se të sulmohet nga raketat e Putinit, a pasi të sulmohet.
– Edi Rama i tregoi Zelenskyt se Shqipëria është me Ukrainën kundër Rusisë.
Dhe e kritikoi perendimin që nuk po e armatosin më shumë Zelenskyn, se unë s’kam tha armë tjetër përveç moralit dhe dijes….dhe nëse do kokoshka.
– Erdogani nuk u bë me mend të Edi Ramës, prandaj tha se paqe të njëanshme s’ka, dhe propozoi negociata për paqe mes Rusisë e Ukrainës.
– Vjosa Osmani me komplete të bardha që simbolizojnë fundin e luftës dhe mungesën e shijes, si dhe me telefon mobil në dorë kërkoi që lufta në Ukrainë të vazhdojë deri në fitore.
Sepse, sipas saj kur Ukraina e fiton luftën, çlirohet Ballkani.
– Nuk është me rëndësi argumenti ‘i vjetër’ se presidenti i Ukrainës më 1999 kërkonte të mos çlirohej Kosova,
as nuk është me rëndësi argumenti ‘i ri’ që Ukraina, njësoj si Rusia, nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, por me rëndësi është pse Shqipëria e Kosova e lidhin fatin e tyre me Ukrainën!
– Është gabim historik.
Shtete që nuk prodhojnë as brekë…merren me probleme planetare!
– Edi Rama dhe Vjosa Osmani e shfrytëzojnë rastin të bëhen ‘qendra e botës’ duke e përdorur luftën, gjakun, viktimat dhe dhimbjen e huaj!
Nuk lanë gjak pa e përdorur.
– Qysh s’po tutën!
4. Gjithkush hallet e veta – samarxhia të
vetat.
Duda Balje ka diskutuar sot me Naim Tërnavën lidhur me shtatëzënitë e grave shqiptare.
Naimi i ka përqafuar preferncat e Dudës lidhur me atë se kush – kë duhet ta dashurojë!
Gjynah që gratë s’mund të jenë imame!
– Ka vakt!
5. Shikoj përpara: vozitësi me telefon në njërën dorë e në tjetrën cigaren;
shikoj djathtas: vozitësja me telefon në dorë, e në veturë fëmijën;
shikoj mbrapa: vozitësja bën grim;
shikoj majtas: vozitësi shkruan mesazhe kokëulur.
– Nëntëdhjetë e nëntë përqind të vozitësve shqiptarë flasin, shkruajnë, shikojnë video në telefona mobil, hyjnë Live direkt në rrjete sociale, bisedojnë dhe fotografohen derisa e ngasin veturën.
– Kjo është çmenduri.
Dje njëra, që ishte pas meje me një fëmijë në veturë:
në fillim shkruante në telefon; pastaj e rregullonte frizurën, pastaj bënte grim, dikur pozonte, kurrë pa e lëshuar telefonin nga dora, si presidentja.
– Deshta ta fotografoj e ta lajmëroj në polici, por nuk besoj në drejtësinë e këtij vendi.
– Kosova s’ka Drejtësi.
– Armiku më i madh dhe më i tërbuar i Kosovës sot nuk është Serbia, por Drejtësia e saj, Institucionet e Drejtësisë së Kosovës janë varri i Kosovës.
6. Është prapambeturi.
Është çmenduri.
Shqiptarët ende jetojnë në primitivizëm të thellë, në terr dhe në padije të plotë: publikisht dalin dhe e ‘falin gjakun’ e familjarëve të tyre.
Dhe nuk u pritet.., ‘gjakun e falin’ urgjentisht, në varreza.
7. Pa e lexuar ‘Marrëveshjen e Ohrit’, 60 për qind e shqiptarëve i kanë thënë Kombeve të Bashkuara se mendojnë që ‘Marrëveshja e Ohrit’ do të ndikojë pozitivisht në jetën e tyre…
Paramendoje sikur ta kishin lexuar Marrëveshjen…!
P.S. A question that sometimes drives me hazy: Am I, Or Are The Others, Crazy?
(AE).