1. S’i kisha thënë vetes mustakoç, nëse më kish larguar nga puna Përparim Rama.
E kisha hetuar me kohë që do të më largonte, ia kisha grabit rastin, e kisha larguar veten e para.
Stilin e kam të atillë – të largohem papritur dhe pa fjalë.
Bile ua rekomandoj të gjithëve (lëri fjalët, largohu si zonjë).
– Drejtori me mustaqe i PDK-së ka bërë çfarë s’ka bërë kush: anë e katër anë Prishtinën e ka bërë bërllog.
Jam e sigurt që ka talent edhe kopshtin e Edenit ta shkatërrojë nëse do t’i ofrohej puna e mirëmbajtësit të kopshtit.
2. PDK bën mirë të mos e mbështes dështimin dhe bërllogun e vet që i shihet nga aeroplani.
E jo ta quaj super grua, një
grua e cila e bëri Prishtinën komunë të prapambetur.
Çka e bën super grua nënkryetaren e shkarkuar të Prishtinës…
Të jesh grindavece nuk është virtyt, as guxim, është…vajmedet!
Nënkryetarja e shkarkuar është aq e zonja sa që e ka bërë punën që për një dokument në komunë të presim 2 orë në rend të lashtësisë.
3. Krejt janë nervozuar për dinarin.
Më së shëmtuari u nervozua ambasadori francez, e më së bukuri u nervozua Miroslav Lajçak, i cili tha se është duke e shikuar nga afër dinarin.
Zakonisht, Lajçak fizikisht qëndron larg kur i shikon gjërat nga afër.
– Dinari!
– Atëbotë në Beograd. ‘Çfarë më duhen shallvaret, çfarë më duhen dajret, kur s’të kam ty’.
– Në Mitrovicën e Veriut blihet me euro dhe serbët kusurin ta kthejnë me euro.
Serbët blejnë në Mitrovicën e Jugut me euro, se me çka…
– Serbët le të kenë kohë të
mjaftueshme të çmallen me dinarin, ama me euron ata janë të mësuar,
kështu që ambasadori amerikan s’ka pse e nervozon veten edhe më shumë për dinarin…
të blesh hidhërim me paret e Serbisë, s’bën!
4. Kur ambasadori amerikan, dje, ditën, iu lut (edhe një herë) Albin Kurtit që të ndërhyjë në Bankën Qendrore…më erdh keq.
Mos u lut: Rri, digju apo fiku (si të
vjen më lehtë), vuaj, a m’u lut – mos u lut. Ani Albinit!
Fjalori i pasur i ambasadorit me emocione të buta, si: ‘shpresoj, lutem’, etj. ma kujtoi një djalë në gjimnaz.
– E shihja shpesh, më shikonte dhe me buzëqeshte.
Një ditë mori zemër dhe m’u afrua para ndërtesës ku banoja.
Dukej i bukur (por mua, për mend që s’kisha, deri tash vonë bukuria fizike nuk më ka lënë asnjëherë përshtypje…).
Fjala e parë e tij…’unë jam’…ende pa e treguar mbiemrin, filloi rënkimet barku i tij, gërr, gërr…
Menjëherë më shkoi mendja që ka pirë tambël në esëll.
..Unë e shikoja në drita të syve pa mëshirë (atëbotë isha e pamëshirshme), derisa ai kollitej me zor që tingulli i kollitjes t’ia mund ‘këngës së zorrëve’!….
Unë nuk qesha, derisa shkova në banesë.
– Pra, kur mundohesh shumë të dukesh serioz, del diçka që të bën të dukesh qesharak.
Njësoj sikur në dasëm, kush i jep shumë zor të duket bukur, nuk ndjehet bukur!
5. Ramush Haradinaj po e bën një gjest shumë human që po e dërgon Ligjin për Skema Pensionale Kontributdhënëse në Gjykatën Kushtetuese.
Nuk ka Ligj më jonornal, më johuman, më absurd, më antihistorik dhe më antishqiptar.
Ky është Ligj që e mbështet pushtuesin.
Sipas Ligjit, gati askënd Serbia nuk e ka larguar nga puna…se kur pushtuesi të ka larguar nga puna, ta paska dhënë ty ‘vendimin” , evo, ‘rešenje’!
Shqiptarët janë larguar nga puna me dhunë, e qeveritë e Kosovës që 24 vite u kërkojnë viktimave dëshmi…në vend se shteti t’i ketë dëshmitë e arkivuara.
Pastaj, Hajrullah Gorani, a nuk ka pas kërkuar nga shqiptarët t’i braktisin vendet e punës!
Secili shqiptar e meriton pensionin kontributdhënës.
Se, më përpara ka pranuar shqiptari të
mbetet pa bukë se sa pa patriotizëm.
– Kosova është ferr për pensionistët.
6. Ndërkohë vazhdon arrestimi i ‘veteranëve të luftës’ në Serbi!
Nuk është për të qeshur, por kur je veteran i rrejshëm, harron që ‘je’ veteran sepse s’je veteran…
dhe prandaj lodron lirisht nëpër Serbi, sepse ti e din që s’je veteran…e kujton që edhe ‘ata’ e dinë që ti s’je veteran.
7. Kam harruar t’u tregoj se vetëm shteteve të pavarura dhe të fuqishme u vëhen sanksione.
Është paradoksale, e di, por s’ka gjë që e ka bërë të duket Kosoa shtet më shumë se sa sanksionet!
P.S.
Dhe, më ka marr malli,
shumë më ka marr malli
të pres dikë të vijë!
(Ku shkon shpresa e humbur)!