Po e paramendoj veten – pikturë – e varur në murin e komunës në Mitrovicë, me hijen e arushës!
Me arushën i kam të përbashkëta disa karakteristika.
Arusha është vetmitare dhe nëse i dorëzohesh – nuk të ngacmon.
Po ashtu, sado që të jem e hollë, vetja më duket e trashë!
Adhurimi nuk preferohet, por
kryetari i Kamenicës është adhurues i kafshëve të egra.
E adhuron kryeministrin Kurti, ama nuk e adhuron si njeriun, por e sheh si kafshën e egër gjitare e mishngrënëse me një tufë qimesh në fund të bishtit, që ndodhet në disa vise të Afrikës, të Azisë…
Në Evropë jo…pradaj kryeministri jeton në Prishtinë, por ‘bishtin’ e ka të varur në murin e zyrës së kryetarit të Kamenicës!
Kryetarit të Kamenicës i duket kryeministri shumë i rrezikshëm – si luan.
Vrasës si luan.
I egër – si luan.
Me kokë në Prishtinë e me ‘bisht’ në Kamenicë.
Kryeministri vullnetarisht pranon se ka ‘bisht’, si luani!
Se Luani tjera karakteristika nuk ka, përveç ‘guximit’ me të mbyt.
Është gabim edhe kuranor që kryeministri të konsiderohet – luan.
Pozita e Luanit në fenë islame është e zënë për mixhën e Profetit Muhamed, të cilin Profeti e quajti ‘Asadullah – Luani i Allahut’!
Luani është mace e madhe dhe i thonë i guximshëm sepse ta nxjerr shpirtin me adalet.
Pra, prirja për t’i mbytur të gjjtha kafshët dhe për t’i hëngër edhe njerëzit, e bëjnë luanin atraktiv kryesisht për meshkujt që tuten nga hija e vet.
Është haram (me fe) të hash luenër, por nuk është haram që luani të të hajë ty.
Por, kryetari Rahimaj tranohet pas luanit dhe nuk e di se Luani më së shumti i tutet njeriut.
Pra, Albin Kurti si ‘luan’ më së shumti i tutët kryetarit të Kamenicës, në këtë rast.
Dhe hijenës i tutët, sepse hijena buzëqesh!
Luani i tutet edhe shqiponjës. Pra, hija e Albinit – i tutët shqiponjës.
Krahasimi me luanin është për gjynah, është gjetje primitive, arkaike dhe me prirje kriminale.
Me mbajt dikush pikturën time me hijen e arushës si femër simpatike që jam, menjëherë kisha mendu që u dashurua në mua.
E, me m’dasht e kam shumë mërzi.
Veç kush dua unë…
P.S. Siç do të thoshte Donika Gërvalla:
Ju marroftë Zoti!