• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kimete Berisha: Albin Kurti (Julia Roberts) dhe Beni (Richard Giri) luajnë biliardo si në filmin ‘Pretty woman’,

nga Bota Press
5 Nëntor, 2021
në Lajme, Opinione
ShareShareShare
Bilardo në sofër!
Aristokracia, e ke parasysh!
Albni Kurti dhe Arben Vitia e kanë zgjedhur bilardon si vendin kryesor dhe më domethënës për t’i treguar njëri-tjetrit se sa shumë ‘duhen’!
Logjikisht, ata e dinë sa shumë duhen, por ne kemi pasur nevojë për sqarime dhe dëshmi shtesë të këtij raporti të palëkundur.
Albin Kurti e do më shumë Arben Vitinë, shihet ashiqare, sepse gjithmonë e thërret me emër përkëdhelës – Beni.
E sa herë e thërret Arbenin- Beni, Arbeni zvogëlohet edhe më shumë, duket si ‘bubi’ i preferuar i Albinit, ndonëse është kriminel i talentuar, që e karakterizon një indiferencë dhe një pandjeshmëri aq e madhe, sa që secili kriminel do t’ia kishte lakmi.
Arben Vitisë i ka dalë dashnia prej hundëve (ia keni bë me gjak), prandaj përkohësisht e ka ngrirë këtë lëmi të jetës.
Bilardo është lojë e fatit.
Luhet nga dy kundërshtarë.
Në video – klip, Albin Kurti luan kundër Arben Vitisë dhe fiton!
Mesazhi i video – klipit është simbolik:
Albin Kurti e fiton lojën kundër vetvetes.
Se…sikur të kishte pasur vetëm pak shije për lojë, për politikë dhe për art, në lojën e aktruar simbolikisht do të duhej të fitonte Arben Vitia!
Është fat i madh për neve që jeta jonë dhe e ardhmja jonë shpjegohet përmes topave të bilardos.
Më seriozisht e marrim lojën, sesa jetën!
Ky është shembull që duhet ndjekur nga mbarë njerëzimi.
Sepse, siç e kam zbuluar unë, kujtim i bukur në jetë mbetet vetëm loja!
Pyete vetet: A mos e ke ti ndonjë kujtim
të bukur që nuk është vetëm lojë dhe humor!
Nuk e ke!
Nuk mund të jetë kujtimi edhe i bukur edhe serioz!
Populli i parehatuar (kush që e përmbushë nuk ka) prandaj kësaj radhe populli po luan me mend, derisa Albin Kurti po luan bilardo.
Derisa populli po e blen një litër vaj 2 Euro, Albin Kurti po blen banesë në Norvegji 400 mijë Euro. Pse jo!
Shqiptarët gjithmonë kanë thënë ‘Kush është i zoti
mos i shkoftë i zi moti’!
S’kanë thënë ‘Kush është i ndershëm…por kush është i zoti’.
Albin Kurti e ka kërkuar vetëm votën e aristokracisë për Arben Vitinë, se sikur të donte votën e shqiptarëve, do ta luante bilardon në sofër me
plis n”kapak t’kresë.
Anipse bilardo luan rol të madh në jetën e përditshme të shqiptarëve, sidomos në Prizren dhe më gjërë!
Duke u munduar të mos duket populist (siç është), edhe më keq, Albin Kurti bën si aristokrat, e pastaj degradon në palaço.
Bilardon e kemi, shyqyr Zotit, po ku t’i gjejmë aristokratët!
Sipas rregullave të aktrimit, të dytë (Edhe Albin Kurti, edhe Beni i tij) kanë shkëlqyer në video-klip, dhe veç skena te filmi ‘Pretty woman’,
kur Richard Gere në fund të filmit ia bën kabull të kaluarën Julia Roberts-it dhe i kthehet…e kur ajo vrapon drejt përqafimit të tij…
…i afrohet për saktësi skenike çiftit të aktorëve Bini-Beni.
Albin Kurti i thotë Benit: Qeveria dhe ministritë do të jenë tuajat.
Benit i vizllon fytyra, buzëqesh dhe pranon që krejt shteti të jetë në dispozicion të tij.
Gjatë deklamimit të vargjeve, dhe gjatë pranim – dorëzimit të dashnisë, të dytë i mbajnë shkopinjtë e bilardos në duart e tyre, për çdo rast, s’i dihet, nuk i besohet shqiptarit…
Shqiptari të do me stupc n’krah!
Nejse, ata të filmit, më të zhdërvjellët dhe më praktik, puthen në fund.
Për sqarim, Albin Kurti dukej si Julia Roberts-i në film!
Anipse, përjashta filmit, në realitet, Albin Kurti është Richard Gere, sepse Benit ia ka falur të gjitha kabahatet: ia ka falur vdekjet masive të shqiptatëve gjatë pandemisë.
Ku ka adhurim më të madh se ky.
As Bibla nuk njeh njeri që i janë falur krimet e gjakut, si Albin Kurti që e ka falur Benin…madje edhe Krishti i ka falur Maria Magdalenes vetëm ‘krimet’ e qejfit…!
Shqiptari gjakun ta fal, qejfin s’ta fal!
Video-klipi ka mundur të jetë edhe më i përkryer:
Për t’u përkryer skena filmike, në një qosh të bilardos, do të rrinte shumë bukur një litër vaj, si simbolikë e një aristokracie që e ka një popull që s’ngihet zejtin.
P.S. Në një lojë ku fitojnë të dy ‘kundërshtarët’ e të së njejtës kauzë, humb populli!
E, për inat simbolik të Albin Kurtit, më 14 Nëntor vdiq Justiniani i Madh !
Tags: Albin KurtiArben VitaKimete Berisha

Të ngjashme

Kosovë

Sa banorë u larguan nga Kosova në vitin 2021?

nga Bota Press
27 Qershor, 2022
Kosovë

Kush është gjenerali që po ndryshon fatet e luftës në Rusi

nga Bota Press
27 Qershor, 2022
Kosovë

Duda Balje, Eliza Hoxha (PDK) dhe dy deputetë të VV-së vizitojnë Thaçin dhe tjerët në Hagë!

nga Bota Press
27 Qershor, 2022
Kulturë

Rikthehet edicioni i dytë i Prishtina Gastronomy Festival

nga Bota Press
27 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Sa banorë u larguan nga Kosova në vitin 2021?
  • Kurti “i han” fjalët e veta: Nuk kam thënë se secila marrëveshje me Serbinë është e keqe
  • Kush është gjenerali që po ndryshon fatet e luftës në Rusi
  • Duda Balje, Eliza Hoxha (PDK) dhe dy deputetë të VV-së vizitojnë Thaçin dhe tjerët në Hagë!
  • “Vidovdani” mobilizon Policinë e Kosovës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.