Modelja e famshme, Kim Kardashian, ka nisur fundjavën e saj më ndryshe, kësaj radhe, pranë komedianit amerikan, Pete Davidson.
Kardashian, u pa nën shoqërinë e Davidson, në një park lojërash, në fermën, “Knott’s Scary” në Buena Park të California-s.
Madje, dyshimet në publik se diçka mes Kim dhe Pete po ndodh, u shtuan akoma më tepër, kur në imazhet e publikuara nga revista “People”, dyshja shiheshin dorë për dore njëri me tjetrin, ndërsa ishin të ulur edhe me miq të tjerë.
Gjithsesi, Kim Kardashian dhe Pete Davidson, e njohin jo pak njëri-tjetrin dhe pas “miqësisë” së tyre “fshihet”, miku i tyre, rep artisti, Machine Gun Kelly.
“Ata rrinë në të njëjtat rrethe, kështu që do të jenë së bashku herë pas here”, thotë një i brendshëm për “People”.
“Kim dhe Pete janë vetëm miq që takohen, kohë pas kohe”, shtoi ai.
Kujtojmë, se Kim, së fundmi kishte bërë bujë, teksa pati ndarë një puthje në ekran me Davidson në një skeç kur ajo drejtoi “Saturday Night Live” për herë të parë në fillim të këtij muaji.
Vite më parë, ata u shoqëruan në festën e ditëlindjes së Kid Cudi, së bashku me Timothee Chalamet dhe bashkëshortin e Kim, Kanye West, me të cilin ajo aktualisht është në procedurat e divorcit.
Ylli i Instagram-it, Kim Kardashian dhe ish i dashuri i këngëtares, Ariana Grande, Pete Davidson, akoma nuk kanë komentuar rreth relacionit të tyre