Kim Kardashian lë fansat të habitur me pamjen mbresëlënëse për Halloween

Eksperimentet për Halloween po vazhdojnë në të gjithë globin, meqë ndodhemi pranë festës më drithëruese të vitit.

Mbrëmë (e shtunë), të shumtë kanë qenë njerëzit që dolën në qytet për të festuar Halloweenin me kostumet e tyre të veçanta që kishin përzgjedhur.

LEXO EDHE KETE

Për herë të parë publiku do të zgjedhë përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovision

Edhe pse deri më tani janë parë veshje të jashtëzakonshme, nuk mund të mohohet se Kim Kardashian është mbretëresha e Halloweenit.

Çdo vit, ylli amerikan lë fansat të habitur me pamjen mbresëlënëse dhe edhe këtë herë i vuri flakën internetit.

Kim u shndërrua në karakterin e Mystique të Marvel Studios.

 

Një ditë para Halloweenit, Kim ndau disa video në Instagram e Twitter për të prezantuar kostumin e Halloweenit.

Sipërmarrësja e njohur ishte lyer tërësisht në blu, me flokë të kuqe dhe u fut në një material elastik për të kanalizuar personazhin e famshëm të X-Men, i njohur gjithashtu si Raven Darkholme.

 

ngjashme