• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Ki besim te unë” – I riu nga Kosova “i fiton zemrën” të moshuarës dhe i zhvat 135 mijë euro

nga Bota Press
30 Dhjetor, 2021
në Kuriozitete, Lajme
ShareShareShare

Një 64-vjeçare e cila menaxhon pasuritë e djemve të saj si minihotele, thotë se u mashtrua nga një i ri, që u shfaq si klient i rregullt dhe me shumë para.

E moshuara e mbajti të riun që jetonte në Zvicër me origjinë nga Kosova për disa muaj në hotel, dhe i riu I kishte hyrë aq në zemër sa u kujdes për të edhe kur u infektua nga Covid- 19. Çështja e denoncuar pranë drejtorisë vendore të Tiranës dhe konkretisht pranë seksionit për hetimin e krimit ekonomiko financiar tregon se të moshuarës iu zhvatën plot 135 mijë euro, që herë pas here ajo i tërhiqte nga llogaritë bankare e bindur se një ditë do t’i ktheheshin.

Burimet treguan se e dëmtuara me inicialet M.C, kishte një shumë të konsiderueshme të ardhurash dhe një llogari që e vendosi nga shitja e shtëpisë private në Tiranë. Sakaq gruaja po shfrytëzonte si minihotel me qira ditore dhe mujore një objekt tjetër duke e administruar atë. “Në këtë banesë erdhi një klient me inicialet e emrit Q.K , i ditëlindjes 1992 – nis rrëfimin e moshuara. Më ka thënë që jetonte në Zvicër. Duke nisur nga koha e gjatë që qëndroi u miqësova me të dhe krijuam lidhje familjare, miqësi të ngushtë familjare. E respektoja”, thekson më tej 64 vjeçarja të cilën e priste një surprizë shumë e hidhur dhe një nga mashtrimet më të mëdha të jetës.

E moshuara nisi të frekuentohet familjarisht me djaloshin, duke dalë për dreka dhe darka e duke u njohur madje edhe me nusen e klientit e cila ishte shtatzënë. “Më tha se ishte prekur nga covidi dhe për të mos e lënë në prezencë të personave të tjerë e izolova në shtëpinë time ku e lashë të jetojë i izoluar dhe mos të kontaktonte me askënd. Këtij personi i kisha thënë që kisha vlera monetare nga shitja e shtëpisë dhe më kërkoi në formë borxhi 50 mijë euro”. Gruaja kujton se me muajt që kishte kaluar dhe njohjen e madhe që pati midis tyre, kishte besim të jashtëzakonshëm tek ai. Dhe nuk pati asnjë lëkundje kur i riu e garantoi se punë ditësh sapo t’ia zhbllokonin pasuritë do ja kthente Natyrisht që ai i përmendi mirënjohjen.

“Ja dhashë menjëherë, shkova në bankë i tërhoqa dhe ja dhashë , nisur nga besimi i madh tek ai. Më pas Q. K duke u ankuar për andrallat që I kishin hapur në Zvicër kërkoi 30 mijë euro, 28 mijë euro, 20 mijë euro. Nuk llogaris shumat e vogla që i dhashë prej 6 mijë euro, 400 euro, 500 euro”. Duke numëruar faturat e moshuara i thotë policisë sipas burimeve se në total ajo i besoi të riut plot 135 mijë euro. Krisjet mes dy miqve nisën kur e moshuara ka nisur të pyesë se kur do ja kthejë borxhet

“Filloi të më mashtrojë, fliste në telefon me një person që e quante drejtori i bankës në Zvicër. Premtoi se do mi kthente të gjitha së bashku në një dorë, paratë e mia dhe të fëmijëve, se së shpejti do i hapej llogaria bankare dhe ndërkohë qëndronte në shtëpinë time. Më përsëriste të isha e qetë se do ti merrja paratë e mia dhe se nuk ishte mashtrues”. Duke nënvizuar vazhdimisht në kallwzimin e saj se vijonte të kishte besim tek djali i ri, e moshuara kujton se i hyri aq për zemër djali nga Kosova saqë në një rast ftoi edhe nënën e tij për vizitë në Tiranë.

“Ne takoheshim familjarisht dhe vazhdojmw me miqësinë familjare, ndaj nuk preferoj që në këtë çështje të përfshihen anëtarët e tjerë. Kërkoj kthimin e parave dhe asgjë tjetër” këmbëngul gruaja në polici. Burimet thanë se kanë tërhequr si prova faturat nga bankat ku e moshuara shfaqet së bashku me djaloshin e ri, i cili me kërkimet e policisë aktualisht rezulton me telefon të fikur dhe nuk dihet se ku fshihet. Policia ka sekuestruar bisedat në telefon mes gruas dhe të riut, ku ajo i lutet për paratë dhe ai e qetëson: ki besim tek unë.

Tags: E moshuarmashtrim

Të ngjashme

Lajme

61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Kosovë

Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Botë

​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Lajme

Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • 61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari
  • Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut
  • ​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar
  • Publikohet fotografia e burrit që u godit për vdekje nga rrufeja në Skënderaj
  • Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.