Ekipet e ushtarëve nga vende të ndryshme brenda Komandës Rajonale-Perëndim (RC-W) të KFOR-it, morën pjesë në një aktivitet trajnimi, i cili përfshinte një sërë detyrash të vështira.
KFOR-i bën me dije se ushtarët u trajnuan në navigimin tokësor, ngjitjen me rrëshqitje, procedurat e mbrojtjes CBRN, stërvitjet e qitjeve dhe traversën tiroleze.
Stërvitjet u zhvilluan në kampin “Villaggio Italia” në Pejë, transmeton IndeksOnline.
“Stërvitja mblodhi së bashku personel të kombësive të ndryshme, duke nxitur shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, ndërkohë që rriti ndërveprimin midis njësive pjesëmarrëse.
Përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan një nivel të lartë të ndërgjegjësimit për situatën, duke demonstruar angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë” thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e