Prezenca e KFOR-it në pjesën veriore të vendit është shtuar prej që është tensionuar situata.Madje sot në mëngjes janë parë forca të reja teksa ja kanë mësyrë veriut.
Autoblinda, kamion e vetura, janë parë në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë teksa shkonin në drejtim të veriut.
Rikujtojmë se sot janë bërë dhjetë ditë prej që janë vendosur barrikada në rrugën e veriut të cilat kanë pamundësuar edhe qarkullimin e automjeteve në drejtim të dy pikave të kalimit kufitare, Jarinje e Bernjak.
KFOR, Policia e Kosovës dhe EULEX janë duke përcjell nga afër çdo zhvillim në këtë pjesë të Kosovës./Botapress.info/