Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës ka kaluar të hënën fazën e parë. Komiteti i Ministrave ka vendosur të pranohet aplikimi i Kosovës dhe e ka kaluar këtë aplikim te Asambleja Parlamentare.
Në favor për aplikimin e Kosovës kanë votuar 33 shtete anëtare të Këshillit të Evropës.
Ndërsa kundër aplikimit të Kosovës, siç njofton ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami, ishin 7 shtete anëtare – Azerbajxhani, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia e Spanja.
Komiteti i Ministrave voton pro anëtarësit në KiE, politika shqiptare uron Kosovën
Të përmbajtura ishin Sllovakia, Greqia, Bosnjë-Hercegovina, Armenia e Ukraina.