Kryeqyteti i Kosovës i është bashkuar iniciativës së qyteteve të Ballkanit “B40”, që në të njëjtën kohë të pastrohen hapësirat publike në 40 qytete anëtare të kësaj iniciative.
Vuçiq akuzohet se nuk po i tregon asgjë serbëve për bisedimet me Kosovën
Këtë e ka bërë të ditur dje drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, i cili ka treguar se përveç pastrimit në hapësirat publike, në parkun e Gërmisë janë vendosur edhe shporta të xhepit, të cilat janë punuar nga burgosurit në Burgun e Dubravës.
“Sot, kryeqyteti si pjesë e rrjetit të qyteteve të Ballkanit ‘B40’ iu bashkua iniciativës, që në të njëjtën kohë, në 40 qytete anëtare të këtij rrjeti, të pastrohen hapësirat publike. Po ashtu, në parkun e Gërmisë, te shtegu i vrapimit, kemi vendosur shporta të xhepit, të cilat janë të punuara nga të burgosurit në Burgun e Dubravës, projekt i përkrahur nga organizata ‘Help’”, shkroi Musliu.
Ai shtoi se qëllimi i aktivitetit të përbashkët të qyteteve anëtare të rrjetit “B40” ishte sensibilizimi i qytetarëve në mbajtjen e hapësirave publike të pastra.