Më 19 Tetor të vitit 2001, në një pritë të organizuar mirë nga pjestarë të grupit kriminal, të pazbuluar dhe të padënuar, u vranë gazetari i gazetës “Bota sot” Bekim Kastrati dhe trupëroja i presidentit Ibrahim Rugova e pjestari i UÇK-së, Besim Dajaku si dhe u plagos rëndë Gani Geci, bashkëluftëtarë i Komandant Adem Jasharit dhe deputet i Kuvendi të Kosovës, shkruan Botapress.
Më 19 Tetor të vitit 2001 Vesa Kastrati ka patur vetëm 14 muaj kur ia kanë vrarë babin ndërkaq Era ka ardhe në këtë botë tre muaj pasi ia vranë babin e saj.
Deri më tash Vesa dhe Era janë rritur nën përkujdesjen e gjyshes së ndjerë, gjyshit Hajriz dhe xhaxhait Ismajlit dhe familjes së tij.
Vesa dhe Era janë rritur pa dy prindër por ato nuk janë ndalur në jetë. Kanë vazhduar shkollimin fillorë, shkollimin e mesëm dhe këtë vit do të diplomojnë në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”.
VESA BEKIM KASTRATI ERA BEKIM KASTRATI
Vesa do të marrë diplomën e Fakultetit të Filologjisë, Dega e Gjuhës Angleze ndërka Era do të diplomojë në Fakultetin e Edukimit, Programi fillore.
Ato tashmë janë të gatshme të ndërtojnë jetën e tyre të pajisur me diploma universiteti dhe kështu të përmbushin dëshirën e babait të tyre në amshim dhe të familjarëve të tyre që janë përkujdesur dhe përkujdesen për ato, edhe sot e kësaj dite.
Vesa e Era janë dy vajza të reja, dy profesoresha me diploma universitare të cilat janë shembull për shoqërinë tonë shqiptare në Kosovë se si dhe përballë sfidave të rënda, të vrasjes së babait të tyre, të rritjes jetime, nuk janë dorëzuar por kanë vazhduar rrugëtimin e tyre drejt të ardhmes së jetës së tyre.
Vesës e Erës u dëshirojmë suksese e shëndet në jetë në të ardhmen e tyre. (Botapress)