Këto janë golat më të bukur që ka realizuar Pele në karrierën e tij

Bota e futbollit është në zi pas vdekjes së legjendës braziliane Pele. Legjenda braziliane e futbollit, vdiq në moshën 82-vjeçare. Pele konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ndërsa fitoi tri herë Kupën e Botës radhazi me Brazilin.

Pele ishte trajtuar për kancer të zorrës së trashë, pas operacionit për heqjen e një tumori në shtator 2021 dhe kishte kërkuar trajtim të rregullt mjekësor.

Paraqitjet e tij për Brazilin ishin mbresëlënëse në fanellën e të cilit shënoi 77 gola në 92 paraqitje dhe me vendin e tij u bë kampion bote në vitet 1958, 1962 dhe 1970.

Ai hyri në Librin e Rekordeve Guinness si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit pasi shënoi 1279 gola në 1363 ndeshje, përfshirë ndeshjet miqësore.

Më poshtë mund t’i shikoni 10-t golat më të mirë të realizuar nga Pele si futbollist.

ngjashme