Këta zyrtarë të lartë do ta kenë pagën e njëjtë me Ligjin e ri për pagat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se me projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, do të adresohet dallimi i madh mes pagës së lartë dhe të ulët.

Sipas tij, kjo nismë ligjore synon reformimin e administratës publike, për çka u zotua se ky është prioritet i qeverisë.

LEXO EDHE KETE

E fundit: Ambasadori i SHBA-së i shkon në zyrë Kurtit, pritet shtyrja e zgjedhjeve në veri

Në shqyrtimin e parë të këtij projektligji, Sveçla ka shtuar se për herë të parë do të adresohet problemi i pazgjidhur për dy dekada të çështjes së pagave në sektorin publik.

Ai më tej ka treguar kryeparlamentari, kryetari i Supremes, kryeprokurori dhe kryeministri do ta kenë të njëjtin koeficient.

“Kryetari i Kuvendit të Kosovës, kryetari i Gjykatës Supreme, kryeprokurori i Shtetit dhe kryeministri kanë përcaktim të njëjtë të koeficientit. Zëvendësit e të njëjtëve, si dhe stafi vartës gjithashtu janë vendosur në linjë të njëjtë horizontale dhe parimi i tillë ndiqet përgjatë gjithë ligjit”.

“Mjeku, specialisti në institucionet shëndetësore është në të njëjtin raport me sistemin e drejtësisë në gjykatën dhe Prokurorinë Themelore dhe të përafërt me profesorin e rregullt”.

“Polici dhe oficeri doganor janë me raporte të përafërta të koeficientëve. Një mësimdhënës të shkollës së mesme të lartë ka koeficientë të përafërt me pozicion profesional 1 në Zyrën e Kryeministrit, ndërsa, një mësimdhënës në shkollë të mesme të ulët ka koeficientë të ngjashëm me pozitën profesional 1 në Gjykatën Kushtetuese”, ka sqaruar ai./Botapress.info/

ngjashme