Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka publikuar votat e diasporës që janë dërguar me postë në kuadër të balotazhit të 14 nëntorit në Kosovë dhe nga ku tre kandidatë kanë siguruar vetëm nga një votë, shkruan Gazeta Botapress.
Ramiz Lladrovci dhe Ferid Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës si dhe Ekrem Kastrati nga Nisma SocialDemokrate, janë tre kandidatët për kryetar komunash që kanë marrë vetëm nga një votë nga diaspora.
Për dallim nga Zgjedhjet Qendrore që janë mbajtur në shkurt të këtij viti pjesëmarrja e votuesve nga diaspora ka qenë shumë më e vogël në këto zgjedhje. /Botapress.info/