Gazeta mbrëmë raportoi për një rast të vjedhjes në qendrën tregtare ‘Gorenje’, ku dyshohet se u vodhën rreth 180 thasë me pelet, që përdoret si bazë për ngrohje. Të dyshuarit u kapën në flagrancë nga Policia, rrugës pasi dyshohen se kryen veprën.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Heset Rexhepi 49-vjeçar dhe Lavdrim Sahitolli 28-vjeçar.
Njësitet policore kanë gjetur në veturën që po udhëtonin dy të dyshuarit rreth 80 thasë pelet, teksa bastisën edhe shtëpinë e Sahitollit, ku gjetën edhe 100 thasë tjerë.
Rexhepi dhe Sahitolli pas arrestimit u shoqëruan në stacion policor për intervistim, ku më pas me urdhër të prokurorit u dërguan në mbajtje për 48 orë.