• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Këta janë dy binjakët nga Ferizaj që për 10 vjet vozisin me një patentë-shofer

nga Bota Press
6 Tetor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Kanë një lokal në Ferizaj, por pak kush arrin t’i dallojë se cili është njëri e cili është tjetri.Ismajl Rexhepi dhe Bujar Rexhepi janë dy vëllezërit binjak të cilët kanë marrë vëmendje të madhe në Kosovë, pas një interviste të dhënë në emisionin “Studio A”.

Historia e tyre sa është interesante aq edhe të bën për të qeshur, marrë parasysh se këta të dy janë rritur dhe vazhdojnë të bëjnë veprime të atilla që pak kush do t’i besonte.

Është Bujari ai i cili tregoi se si ndodhë që edhe gjatë orarit të punës kur dikush nga klientët ngritet për t’ua bërë pagesën i ngatërron se cili prej tyre i ka shërbyer.

Rasti më interesant e që ka nxitur komente të shumta është ai me patentën për vozitje.

Ismajli, i cili është 5 minuta më i madh se Bujari, tregon që në shkollë ka qenë pak më i mirë, e kjo i ka ndihmuar që i pari ta marrë edhe patentën për vozitje. Por kjo punë nuk duket t’i ketë sjellë ndonjë problem Bujarit pasi, marrë parasysh ngjashmërinë e madhe që kanë, ky i fundit për 10-vite rresht e ka shfrytëzuar patentën e vëllait.

“Për patentë shofer, kemi vozitë 10-vjet me një patentë. Për së dyti unë ia kam marrë patentën këtij, do të thotë, më së shumti sendet unë i kam bo. Pas 10-vjete prap unë ia kam marrë patentë shoferin këtij,” – u shpreh Ismajli.

Ata treguan se si kanë vepruar kur i ndalte policia: “Policia po na kanë ndalë, na kanë kërkuar dokumentet unë (Bujari) ia kam dhënë patentën e këtij dhe kurrë problem s’kam pasur. ‘Në rregull merrni dokumentet, edhe ditën e mirë’ – s’kanë mundur me na vërejt kurrë.”

Por binjakët 32-vjeçar nuk është se e kanë përdorur bashkë vetëm patentën për vozitje. Ismajli pohon se ata të dy kanë vetëm një pasaportë, dhe që të dy e përdorin atë për të udhëtuar.

Intervista bëhet edhe më interesante kur vëllezërit tregojnë sfidat e tyre në familje, pasi as fëmijët e tyre s’e dinë cili është babi e cili axha.

Tags: vellezrit ne kosove

Të ngjashme

Kosovë

Selmanaj për Kurtin: Ky ka marrë një pozitë që nuk e meriton

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

KEDS zë mbi 500 konsumatorë duke e keqpërdorur rrymën

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Lajme

Këta janë tre banorët e Big Brother VIP Albania që po e agjërojnë Ramazanin

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

“Gishtat ua kanë shti mbrapa”: Sami Kurteshi shprehet me gjuhë seksuale e kriminale, pasi një qytetar i reagon për Zajednicën

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Selmanaj për Kurtin: Ky ka marrë një pozitë që nuk e meriton
  • KEDS zë mbi 500 konsumatorë duke e keqpërdorur rrymën
  • Këta janë tre banorët e Big Brother VIP Albania që po e agjërojnë Ramazanin
  • “Gishtat ua kanë shti mbrapa”: Sami Kurteshi shprehet me gjuhë seksuale e kriminale, pasi një qytetar i reagon për Zajednicën
  • Sot dhe nesër mbahet samiti i BE-së, do të diskutohet edhe për takimin e Ohrit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.