• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kështu do të quhet varianti i ri dhe shqetësues i koronavirusit

nga Bota Press
26 Nëntor, 2021
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar për një “variant shqetësues”, pra një mutacion të ri të koronavirusit. Ky variant u emëruar Omicron dhe për herë të parë u raportua në OBSH nga Afrika e Jugut më 24 nëntor, shkruan BBC.

I njohur më parë si B.1.1.529, rastet e para gjithashtu janë identifikuar në Belgjikë, Botsvanë, Hong Kong dhe Izrael.

OBSH tha sot se provat e hershme sugjeronin një rrezik në rritje të riinfeksionit me këtë variant, I cili po cilësohet si shqetësuës.

Në një deklaratë të premten, ku zyrtarisht është emëruar edhe varianti i ri, OBSH tha se numri i rasteve të këtij varianti duket se po rritet në pothuajse të gjitha provincat e Afrikës së Jugut.

“Ky variant ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese”, thuhet në një deklaratë.

Nuk është e pazakontë që një virus të ndryshojë me kalimin e kohës. Një variant kalon në një variant shqetësues kur ai mutacion mund të ndikojë në gjëra të tilla si transmetueshmëria ose efektiviteti i vaksinave.

OBSH ka thënë se do të duhen disa javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri, pasi shkencëtarët po punojnë për të përcaktuar se sa i transmetueshëm është ky variant.

OBSH ka reaguar ndaj vendeve që po vendosin me nxitim kufizime udhëtimi, duke thënë se ata duhet të shikojnë një “qasje të bazuar në rrezik dhe shkencore”.

Megjithatë, Britania e Madhe, vendet e BE-së dhe Zvicra kanë ndaluar përkohësisht fluturimet nga disa vende të Afrikës Jugore.

Tags: covidOBSHVarianti i ri

Të ngjashme

Lajme

EMRI/ Zbulohet identiteti i personit që humbi jetën në Sukth, me precedentë të mëparshëm penalë

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Lajme

Luana vazhdon fushatën, poston foto më shenja dhune

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Kosovë

Krasniqi: Rritja e çmimit të rrymës nga Qeveria dhe ZRRE ishte i padrejtë – i shpëtuam rreth 450 mijë familje

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Lajme

Elvana rrëzohet në makinë para after-partyt

nga Bota Press
18 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Ambasadori Hovenier: Marrëveshja Kosovë-Serbi është e mundur në mandatin e Kurtit dhe Vuçiqit
  • Gjukanoviq: Kurrë s’ka qenë opsion tërheqja e njohjes së Kosovës
  • Kurti: Vuçiq e lansoi Ballkanin e Hapur kur BE i refuzoi Shqipërinë e Maqedoninë dhe kur VV fitoi zgjedhjet
  • Gjukanoviq lë të hapur mundësinë e korrigjimit të kufirit nga komisioni i përbashkët
  • Avokati i Thaçit i bindur: Do të shpallet i pafajshëm

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.