Gazetari Leonard Kërquki i ftuar në FRONTAL të T7 ka thënë se Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë se kush janë tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla.
Ai ka thënë e ora që kishte mbetur në vendin e ngjarjes, ka qenë një smart-watch e lidhur me telefon. Kërquki ka treguar se është çështje orësh kapja e tyre meqë edhe targat e veturës janë identifikuar.
“Ora është smart watch, e lidhur me telefona. E din veturën, I din edhe njerëzt. Ata janë të lirë, por është cështje orësh kur ata do të kapen. Në lokacionet ku ajnë kërkuar mbrëmë s’kanë qenë”, ka thënë Kërquki./Botapress.info/