Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, tha se numri i të papunëve është shumë më i lartë sesa që është paraqitur nga institucionet e vendit.
Javë më parë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, deklaroi se ka rritje prej 22 mijë vende pune të reja në krahasim me qershorin e vitit paraprak.
Hykolli tha se një prej shkaqeve të papunësisë është mos ngritja e pagës minimale.
“Kjo e keqja që na ka sjell pandemia do me thanë ka ndikua shumë edhe në humbjen e punëve pasi shumë sektor që kanë qenë janë mbyllë, kanë mbet shumë pa punë. Nuk e di seriozitetin e ministrisë Financave për atë hulumtim që e kanë bë, ne mendojmë që te sektori privat numri është edhe më i madh sepse na kemi deklarime që nuk e deklarojnë punë sepse kanë lidhje mes punëmarrësit dhe punëdhënësit. Kështu që ne jemi shumë të sigurt që ajo analizë është edhe ma e keqe sesa që ka dal në ministrinë e Financave”.