Kërkohet paraburgimin ndaj ish-prokurorit Rexha që kërcënoi prokurorin Sulejmani

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj ish-prokurorit Ali Rexha. Kjo është konfirmuar nga Prokuroria në raportin 24 orësh.

LEXO EDHE KETE

3.7 milionë euro tender dhe shumë dallavere, çka po ndodhë me shtëpitë për të kthyerit në Kosovë?

“Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Kanosja’ (ndaj personit zyrtar)”, ka thënë Prokuroria e Shtetit në raportin 24-orësh.

Ish-prokurori special Ali Rexha u arrestua dje gjatë ditë pasi i njëjti kishte kërcënuar Prokurorin në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sulejmani.

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar Prokuroria Themelore të Prishtinës.

“Po sot me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar, për veprën penale ‘kanosje’”, tha Ulaj.

Lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të cilët e kanë dënuar kërcënimin ndaj prokurorit Sylejmani.

Sipas KPK-së, këto kërcënime serioze ndaj prokurorit Sulejmani vijnë si rrjedhojë e angazhimeve të prokurorit në kuadër të aktiviteteve të tij në proceset disiplinore, të realizuara kohë më parë, ndaj ish-prokurorit special, Ali Rexha.

“Këto kërcënime serioze ndaj Prokurorit Sulejmani vijnë si rrjedhojë e angazhimeve të prokurorit në kuadër të aktiviteteve të tij në proceset disiplinore, të realizuara kohë më parë, ndaj ish-pokurorit special, Ali Rexha. Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Lulzim Sulejmani dhe ofron mbështetje të plotë në punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit si Prokuror i Shtetit”, thuhet në njoftim.

Më 18 janar të vitit 2018, Komisioni Disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) kishte suspenduar nga puna prokurorin e Prokurorisë Speciale, Ali Rexha pasi kishte nisur hetimin e dy kolegëve të tij për konflikt interesi.

Pjesë e këtij komisioni displinor kishte qenë edhe prokurori Lulzim Sylejmani, i cili u kërcënuar nga ish-prokurori Rexha.

Kohë më parë, Rexha kishte bërë edhe denoncime tjera për kolegët. Në një rast kishte thënë se ka udhëheqës të Prokurorisë që ngucin gra të huaja.

Rexha brenda një periudhe njëvjeçare i kishte shkruar dy Letra me akuza të renda në drejtim të kolegëve të tij.

Në letrën e dytë, Rexha, kishte thënë se posedon fakte se shefat në sistemin prokurorial po keqpërdorin pozitën e tyre zyrtare me gra të huaja. Ai madje, kishte thënë se ata bënin sjellje donzhaneske.

Më 12 korrik të vitit 2016, Prokurori Special, Ali Rexha, kishte shkruar një letër të gjatë në adresë të të gjithë kolegëve të tij. Ishte ankuar se nuk po avancohej dhe po keqtrajtohej për shkak se po “punon shumë”.

Për shkak të akuzave që kishte bërë në Letrën e parë, Rexha ishte denocnuar dhe nxjerr para Zyrës së Prokurorit Disiplinor .

“Kam prova se këta menaxherë në orar zyrtar, në hapësira zyrtare apo publike, bëjnë sjellje donzhuaneske me gra të huaja. Ky gjest është sjellje e skajshme primitive. Kjo është keqpërdorim më primitiv i detyrës zyrtare”, shkruante më tej Rexha, në pikën 10 të akuzave të tij në adresë së udhëheqësve.

Pas suspendimi, Rexha kishte shpjeguar suspendimin e tij. Ai kishte thënë se ia futën kepën kur e pezulluan nga puna për gjashtë muajt e ardhshëm.

“Unë më herët i kam bërë publike dy letra që kam kallxu për këtë rast, do keqpërdorime për këtë edhe ma kanë fut kepën e qashtu shkon rregull këtu te na”, kishte thënë Rexha.

Rexha kishte thënë se po i hakmerren për shkak se nisi hetime për konflikt interesi ndaj tre zyrtarëve të sistemit të drejtësisë.

“Jam suspenduar se i kam hapur hetimet për konflikt interesi. Këta po thonë që ti nuk është dashur me u marrë me atë lëndë me arsyetimin se ke pas konflikt.

“Ankesa ime është turp, turp, marre, dhe krim. Unë tash do të drejtohem në Këshill Prokurorial ku edhe çdo ditë jam asajde. Por, unë si prokurorë nuk kthehem se edhe 3 muaj dal në pension”, ishte shprehur Rexha.

ngjashme