Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u zotua të premten se çdo vend që guxon ta sulmojë Rusinë me armë bërthamore, ‘do të fshihet nga faqja e dheut’.
Këto komente, Putin i bëri në një konferencë shtypi këtë pasdite, pas një takimi të krerëve rajonalë, raporton Daily Mail, transmeton Botapress.info.
Ku pritet të arratiset Putin nëse humbet luftën me Ukrainën ?
Presidenti rus tha se Rusia nuk ka synime për të nisur e para ndonjë sulm bërthamor, por se, nëse do sulmohej, është e përgatitur të përgjigjet fuqimisht, kushdo qoftë sulmuesi. Këtë, Putin theksoi se do ta bënte përmes armëve të avancuara hipersonike që posedojnë.
Njëherit, ai u tha gazetarëve se, në fund të fundit, do duhet të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë, duke pretenduar se Kremlini ishte i hapur për këtë, por deklaroi se besimi në fuqitë perëndimore dhe ukrainase është “pothuajse zero”. /Botapress.info/