• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Keni kujdes nëpër kafenet në Prizren: Kamarierat po i ndërrojn parat origjinal me ato false

nga Bota Press
3 Nëntor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona me profesion kamarier në Prizren, të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprën penale “Falsifikim i parasë”.

 

Të arrestuarit dyshohet se kanë shpërndarë para të falsifikuara metalike prej 2 eurove, shkruan lajmi.net.

Në njoftimin e policisë, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren ka marrë veprime hetimore në bashkërëndim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren, si dhe me urdhër verbal nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake, kanë bërë kontrollin e katër personave të dyshuar si dhe kanë kontrolluar shtëpinë e personit të pestë të dyshuar, si i dyshuar kryesor i rastit.

Gjatë kontrolleve të realizuara, policia ka gjetur prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin për veprën penale “Falsifikim i parasë” nga neni 296 i KPRK-së.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

– Njëqind e nëntëdhjetë e pesë (195) para metalike nga dy (2) euro (të dyshuara si të falsifikuara) dhe

– Pesë (5) telefona mobil të dyshuarve,

Bazuar në dëshmitë dhe të gjeturat, të njëjtit dyshohet se janë kryerës potencial të kësaj vepre, ku vetëm gjatë muajit tetor 2021, kanë shkëmbyer herën e parë 300.00 EUR origjinal të fituara për 400.00 EUR false, që i kanë shpërnda, herën e dytë 200.00 EUR origjinal për 300.00 EUR false, si dhe herën e tretë 400.00 EUR origjinal për 550.00 EUR false. Të pesë të dyshuarit në bashkëpunim, me qëllim të përfitimit material, kanë shpërnda para të falsifikuara dhe paratë origjinale të fituara nga vepra penale “Falsifikim i parasë”, i kanë ndarë në pjesë të barabarta, në pesë pjesë.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, me vendim për ndalim nga prokurori kompetent, të pesë të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Tags: falsifikim

Të ngjashme

Ekskluzive

Babai që nxori vajzën në pritë, sekreti për rrëmbimin e 14-vjeçares në Shkup

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023
Kosovë

Prishet “miqësia” Vuçiq-Daçiq

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023
Kosovë

Revista amerikane e rendit Kosovën në listën e vendeve që duhet vizituar

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023
Kosovë

Çka ndodhë nëse Suedia kërkon ekstradimin e Naim Murselit, flasin nga Ministria e Drejtësisë

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Babai që nxori vajzën në pritë, sekreti për rrëmbimin e 14-vjeçares në Shkup
  • Prishet “miqësia” Vuçiq-Daçiq
  • Seanca në Apel, ish-luftëtari i UÇK-së i akuzuar për krime lufte: Nuk jam fajtor
  • Gazetarja: Vrasja e Liridonës duhet kërkuar në moralin e Naim Murselit
  • Rohde: Nëse dialogu ecën në drejtim të duhur, pesëshja e BE-së do ta njohë Kosovën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.