Gazetari, Adriatik Kelmendi i ka thënë Albulena Haxhiut se nëse ajo e raporton në Polici qytetarin që është tallur – atëherë kjo duhet të vlejë edhe për militantët e partisë së saj.
“Nëse ministrja e Drejtësisë ndjek penalisht një person që është tallur në Facebook – sado e papranueshme dhe e pashije tallja e tij – atëherë të gjithë duhet t’i kërkojmë asaj si ministre t’i procedojë penalisht të gjithë ata militantë që shajnë, kërcënojnë, fyejnë e tallin nëpër rrjete sociale”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ai thotë se personat që ofendojnë më së shumti në rrjetet sociale janë militantët partiakë dhe fetarë.
“Mos të harrojmë se numri më i madh i atyre që bëjnë këso “vepra penale” nëpër rrjete sociale janë militantët partiakë dhe fetarë, shpesh të ndërsyer nga zyrtarë të lartë partiakë dhe klerikë fetarë”, ka thënë Haxhiu.
“Nuk ka standarde të dyfishta”, ka mbaruar postimin Kelmendi.