Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, më një postim në rrjetin social ka thënë se edhe pse është riparuar njëri bllok i Termocentralit Kosova A, ai pas disa ditësh prapë është shkyçur, pas një rrjedhje të kaldajës.
Shala tha se edhe pas remontit i cili zgjati për një muaj, asesi nuk po arrin të qëndrojë në funksion Blloku A4 i TC A, dhe për këtë arsyeje humbjet janë 140 MW/h.
“Probleme të mëdha teknike edhe pas remontit në Bllokun A4, të Termocentralit Kosova A. Blloku A4, pas remontit një mujor, ka startuar në punë me datën 02/10/2022, dhe tani pas dy jave është i detyruar të çkyqet nga puna në ora 24:00, shkaku i rrjedhjes së kaldajes. Humbjet e energjisë janë 140 MW/h!”, ka shkruar ai.
Më poshtë postimi i plotë. /Botapress.info/