• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

KEDS: Për nëntë vjet janë investuar mbi 200 milionë euro

nga Bota Press
8 Maj, 2022
në Lajme
ShareShareShare
Kompania kosovare për Distribuim me Energji Elektrike – KEDS, sot ka mbushur nëntë vjet prej se ka filluar të operojë në vendin tonë.
Me këtë rast, kompania në fjalë ka radhitur një nga sukseset e saj.Në njoftimin e KEDS, bëhet e ditur se kjo kompani ka investuar mbi 200 milionë euro deri më tani dhe ka realizuar afro 2 mijë projekte.

Gjithashtu, kompania ka bërë me dije se aktualisht mënyra e leximit dhe faturimit të konsumatorëve është digjitalizuar.

“KEDS ka punuar fuqishëm gjatë këtyre nëntë vjetëve në modernizimin e infrastrukturës së rrjetit dhe të shërbimeve. Sot, mënyra e leximit dhe faturimit të konsumatorëve është komplet i digjitalizuar. Afro 85 për qind e orëve që njehsojnë energjinë elektrike për konsumatorët janë digjitale”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sot bëhen 9 vjet kur filloi operimet Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Ende pa u bërë një dekadë, rrjeti elektrik i vendit është shumë më i avancuar në të gjithë parametrat. Kjo u arrit falë investimeve të KEDS-it, që nisën menjëherë dhe tashmë janë investuar mbi 200 milionë euro duke u realizuar afro 2000 projekte përmes kompanive kontraktuese apo përmes ekipeve të veta të Mirëmbajtjes.

KEDS ka punuar fuqishëm gjatë këtyre nëntë vjetëve në modernizimin e infrastrukturës së rrjetit dhe të shërbimeve. Sot, mënyra e leximit dhe faturimit të konsumatorëve është komplet i digjitalizuar. Afro 85 për qind e orëve që njehsojnë energjinë elektrike për konsumatorët janë digjitale.

Paralelisht është punuar edhe në përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes dhe sigurinë e furnizimit. Nga kjo, ka rezultuar që numri i përgjithshëm i ndërprerjeve të energjisë elektrike (SAIFI) gjatë operimeve të KEDS-it në krahasim me periudhën e mëhershme të ulet për 64 për qind, ndërsa indeksi i kohëzgjatjes së përgjithshme të ndërprerjeve (SAIDI) në nivel vendi të ulet për 70 për qind.

Përmirësimet janë afatgjata, pasi KEDS po punon në standardizimin e kapaciteteve të rrjetit në nivel evropian përmes dyfishimit të kapaciteteve të rrjetit, duke kaluar nga niveli 10kV në 20kV në zonat më të populluara. Tashmë këto linja, që nuk ekzistonin fare në Kosovë më herët, janë vendosur në një pjesë të konsiderueshme të vendit, duke përfshirë shumicën e Prishtinës. Gjatë periudhës në vijim po punohet që këto linja të shtrihen në qendrat e të gjitha qyteteve të Kosovës.

Investimet në rrjetin distributiv kanë ndihmuar shumë edhe në zvogëlimin e humbjeve, që kanë rënë nga 31 për qind në 17 për qind.

Edhe bizneset nuk janë lënë anash. Falë përparësisë të nevojave të bizneseve dhe angazhimit çdo ditë në përmirësimin e kushteve për to, energjia elektrike nga problemi kryesor që e kishin në raportin Doing Business të Bankës Botërore, tashmë renditet si problemi i tetë.

Investimet janë duke vazhduar, sikurse përmirësimet në të gjithë sektorët. Digjitalizimi dhe modernizimi i rrjetit të shpërndarjes do të vazhdojë, do të punohet fuqishëm në rritjen tutje të sigurisë së furnizimit, avancimit të shërbimeve dhe zvogëlimit të humbjeve. Paralelisht po punohet edhe në adaptimin e rrjetit për nevoja të prodhuesve të energjisë së ripërtëritshme.

Kompania është duke punuar në koordinim të plotë me të gjitha komunat e Kosovës që të përshtatë prioritetet e tyre zhvillimore, si në aspektin ekonomik ashtu edhe të zgjerimit të vendbanimeve në bazë të planeve urbanistike.

Pos aktiviteteve esenciale, KEDS ka qenë dhe vazhdon të jetë afër të gjithë qytetarëve të vendit, përmes dhjetëra projekteve në fushën e Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës. Orientimi kryesor ka qenë në sektorin e edukimit, ku programi i KEDS Academy është qendrori dhe ndër kryesorët në nivel vendi, duke ua hapur dyert qindra të rinjve për karrierë të suksesshme.

Të ngjashme

Kosovë

Ka udhëtuar para Kurtit, s’ka njoftim se Ministri Latifi është kthyer nga SHBA

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Lajme

Presidentja Osmani ia kërkon njohjen shefes së re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Lajme

KEDS njofton për punime gjatë së shtunës, hënës dhe martës – këto zona do mbesin pa rrymë

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Lajme

Molliqaj solidarizohet me sindikalistët: Jetesa e punëtorëve është vështirësuar prej krizës ekonomike

nga Bota Press
20 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Ka udhëtuar para Kurtit, s’ka njoftim se Ministri Latifi është kthyer nga SHBA
  • Aplikacioni i Kosovës për Këshillin e Evropës në sirtar deri në majin e vitit 2023
  • Presidentja Osmani ia kërkon njohjen shefes së re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë
  • KEDS njofton për punime gjatë së shtunës, hënës dhe martës – këto zona do mbesin pa rrymë
  • Molliqaj solidarizohet me sindikalistët: Jetesa e punëtorëve është vështirësuar prej krizës ekonomike

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.