Kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, tha se Kosova ka një qëllim shumë të qartë për t’iu bashkangjitur BE-së.
“Zbatimi i draftstatutit që Kosova e ka marrë për Asociacionin do të jetë një hap i madh përpara. Mendoj nëse e shikojmë Kosovën e Serbinë është më rëndësi për në qe secili është vend unik dhe të ec drejt BE-së dhe jo për tu lidhur me njëri tjetrin”, tha ajo në konferencë për media, raporton RTKlive.
Komisioni Evropian miraton Raportin e Progresit për Kosovën, këto janë të gjeturat kryesore
Kurse Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhely, tha se është gati të jap mendimin për aplikimin e Kosovës në BE.
“Për Kosovën rruga evropiane po vjen përmes dialogut të suksesshëm”, tha ai.
Von der Leyen: Zgjerimi BE-së është mundësi unike
Është mbajtur konferencë shtypi nga Komisioni Evropian për Pakon e Zgjerimit 2023 dhe për Planin e të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, tha se zgjerimi BE-së është mundësi unike që do të rrisë paqen dhe prosperitetin.
“Sot është një ditë historike. Komisioni propozon hapjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe me Bosnjën dhe Hercegovinën, sapo të plotësohen kushtet”, tha Leyen.
Kurse Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhely, tha se plani i ri krijon mundësi para integrimin evropian. Ai tha se ky plan sjellë përfitime për të gjithë. Várhely, theksoi se plani ka katër liri, raporton RTKlive.
Sipas tij BE-ja kërkon që shtetet e Ballkanit Perëndimor të trajtojnë njëri tjetrin si partner. “Jemi gati të ofrojmë mbështetje ne i propozojmë Këshillit për të mbështetur agjendën e reformave dhe të ofrojmë gjashtë miliardë shtesë”, tha ai.
Ndryshe në takimin e kolegjit të 27 komisionarëve evropianë të mërkurën, më 8 nëntor, u miratua paketa e zgjerimit, së bashku me raportet individuale të progresit për të gjitha shtetet e përfshira në këtë proces.