Kaq mijë euro fiton kamionistia shqiptare, punon 5 ditë në javë

Kamionistia shqiptare që jeton në Itali, Bianka Dervishi është shprehur se rroga bazë që marrin është 2300 euro.E ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, Dervishi theksoi se rroga mund t’i shkojë edhe 4 mijë euro pasi ka dhe kamionin e vet.

Ndër të tjera ajo theksoi se punon vetëm 5 ditë në javë.

“Unë kamionin e kam timin. Rroga bazë për një kamionist është 2300 euro po kur e ke kamionin tënd mund të shkojë deri në 4 mijë euro. Punoj 5 ditë, nga e hëna deri në të premten. Për mua paga është e kënaqshme”- tha ajo./Botapress.info/

ngjashme