Edhe sonte në disa nga pikat e kalimit kufitar vazhdon të ketë pritje të gjata të qytetarëve me automjete.
Sipas gjendjes së orës 21:12, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Muçibabë me kolona deri në tetëqind metra në dalje dhe pritjet deri në tetëdhjetë minuta, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare kolona është njëqind metra e gjatë dhe pritjet e qytetarëve zgjasin deri në njëzet minuta.
Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është dyqind metra, me pritjet e qytetarëve njëzet minuta, teksa në hyrje kolona e automjeteve është po ashtu dyqind metra e gjatë dhe pritjet janë po ashtu njëzet minuta.
Kolona ka edhe në Kullë me Malin e Zi, ku në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar kolona është tridhjetë metra e gjatë, me pritjet që variojnë nga shtatë deri në dhjetë minuta, ndërsa në dalje nuk ka kolona dhe pritjet janë nga pesë deri në shtatë minuta.
Në pikat e tjera të kalimeve kufitare nuk ka kolona dhe pritjet janë kryesisht nga tre deri në pesëmbëdhjetë minuta, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.



Të tjera
Aktuale
Kurti takon kongresistët amerikanë
Kryeministri në detyrë i Republikës së
Aktuale
Vdes në xhami i moshuari nga Gjilani teksa priste faljen e Bajramit
Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur
Lajme Opinione
Bajrush Mnorina: U prehsh në Paqë Hafiz Gagica, apo “Ibrahim Rugova i Diaspores!”
Paska shkuar ne amahim Hafiz