Fenomeni i trafikimit të vajzave shqiptare për t’i detyruar më pas që të bëhen skllave të tregtisë së seksit, ka çuar në pranga tutorin e radhës në Itali. Ai është një shqiptar 40-vjeçar, i njohur me nofkën “tullaci”.
Karabinierët e stacionit të Bazovizzës, gjatë një kontrolli kanë rënë në gjurmët dhe arrestimin e tij.
Sipas mediave italiane ai kishte rekrutuar vajza të bukura dhe tërheqëse nga Shqipëria, të cilat i kishte sjellë në Itali me premtimin për një punë të qëndrueshme. Të ardhurat e prostitucionit, natyrisht, përfundonin në xhepat e “tullacit”, përgjegjës për vetë organizimin e menaxhimit të trafikut
Kush është i riu që e prodhoi “aeroplanin e parë” në Kosovë?
Në gjurmët e tij kanë ccyuar disa denoncime të bëra nga disa prej vajzave që kishin arritur të arratiseshin.
Ndaj tij është në pritje një urdhër arresti me burg për ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni për akte të kryera në Bolonjë në vitin 2013.