Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se pas publikimit të fotografisë së një personi në kërkim, i njëjti është arrestuar.
Sipas njoftimit, ai po kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 31.01.2023 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit Shqiprim (Tomë) Dedaj i lindur me 28.11.1984, banues në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë i cili kërkohej për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.
Sektori Rajonal për Hetime, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur që për një kohë të shkurtë të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe të bëjë arrestimin e tij”, thuhet në komunikatën për media. R
Në momentin e arrestimit, të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruat një shumë e parave të cilat dyshohet se ai i kishte përvetësuar në kohën e kryerjes së veprës penale, për të cilën ishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë.