• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kapet duke marrë ryshfet, dënohet gjykatësi Sali Berisha

nga Bota Press
28 Prill, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Është shpallur fajtor dhe është dënuar me 2 vite e gjysmë burgim ish-gjyqtari Sali Berisha i cili akuzohet për marrjen e 2 mijë eurove ryshfet dhe posedim të revoles pa leje. Atij i është shqiptuar edhe dënimi plotësues ku i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike dhe shtetërore për tri vitet e ardhshme.

Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Mentor Bajraktari.

LEXO EDHE KETE

Krejt çka u fol dje për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Berisha është dënuar edhe me gjobë prej 4 mijë eurosh për “marrje ryshfeti” dhe 1 mijë euro për armëmbajtje pa

Dënim unik  me gjobe prej 5 mije euro duhet ta paguajë në afat prej 1 muaji pas plotëfuqishmërisë së aktgjykimit.

Në seancën e fundit e mbajtur më 24 prill, Prokuroria Speciale kishte kërkuar dënimin e ish- gjyqtari Sali Berisha, ndërsa mbrojta lirimin e tij.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 shkurt 2020, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i pandehuri Sali Berisha, gjyqtar në Departamentin për Krime të rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, akuzohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë kishte kërkuar dhe kishte pranuar përfitim në mënyrë që të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.

Siç thuhet në aktakuzë, më 19 shtator 2019, i pandehuri Berisha ishte takuar me dëshmitarin F.Z, prej të cilit kishte pranuar shumën prej 2 mijë euro, e të cilët ishin dakorduar që në një rast ku për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” ishte i akuzuar vëllai i dëshmitarit F.Z, i pandehuri Berisha, si kryetar i trupit gjykues, të shqiptojë dënim të favorshëm, ku për këto vepra kishte shpallur dënim prej tre viteve, me kusht që brenda dy viteve të mos kryejë vepër tjetër penale.

Për këtë, ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” sipas nenit 421, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në 12 vjet.

Përpos kësaj, gjykatësi Berisha, është duke u akuzuar se deri më 19 shtator 2019, ka mbajtur pa leje një revole të tipit “Zaza Mini”, të kalibrit 8 mm, së bashku edhe me 10 fishekë, e cila i ishte sekuestruar me rastin e bastisjes në banesën e tij në Pejë.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në një mbledhje të jashtëzakonshme, më 20 shtator 2019, e kishte pezulluar gjykatësin Sali Berisha, pas arrestimit të tij, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale të korrupsionit./Botapress.info/

Tags: gjykatesiryshfetSali Berisha

Të ngjashme

Aktuale

Policia aksion në veri, sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023
Aktuale

BE deklarohet për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023
Aktuale

KFOR thotë se ka katërfishuar praninë në veri të Kosovës

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023
Aktuale

Përplasje e arrestime jashtë, Trendafilova brenda hotelit, takimi s’ka nisur ende

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023


Lajmet e fundit

  • Trendafilova thotë Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm
  • Molliqajt dhe aktivistëve tjerë të PSD’së u caktohet masa e ndalimit 48 orë
  • Policia aksion në veri, sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave
  • E dhimshme/ Ndërron jetë në moshe të re i riu nga Deçani, ra nga lartësia
  • Kosova zgjoi interesimin edhe të shteteve tjera për qeli me qira, MD s’tregon cilat u refuzuan

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.