Kaos në trafik në Prishtinë – shkak reduktimet e rrymës

Kosova aktualisht është duke u përballur me reduktime të gjata me rrymë. Kjo situatë është bërë vështirë e përballueshme nga qytetarët.

Në një video të dërguar në redaksinë e Insajderit, shihet se energjia elektrike është ndalur në semafora në qendër të Prishtinës. Kjo ka bërë që të krijohet tollovi e madhe e trafik.

Por, në të njejtën kohë, Qeveria e Kosovës si duket nuk po e kursen aspak rrymën. Në të njëjtën kohë, ndërtesa e Qeverisë kishte rrymë.

Kujtojmë se reduktimet fillimisht ishin 6 me rrymë 2 pa rrymë. Pastaj 4 me rrymë, dy pa rrymë. Kurse sot, reduktimet kanë arritur në 3 me rrymë e 3 pa të.

Gazeta ka pranuar ankesa nga qytetarët, të cilat dëshmohen edhe me njoftimet që gjenden në faqen e KEDS-it.

ngjashme