Qeveria gjermane ka njoftuar se, në koordinim të ngushtë me qeverinë e SHBA-së, Gjermania do të angazhohet në mënyrë aktive për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, përmes mjeteve diplomatike.
Në një konferencë shtypi në Berlin të enjten (09.04.2026) kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz deklaroi se Qeveria Federale ka vendosur të rifillojë dialogun diplomatik me Teheranin. “Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, për të cilën kishim arsye serioze dhe të mirëarsyetuara, tani po i rinisim bisedimet me Teheranin,” u shpreh kancelari.
Këtë hap do ta ndërmarrim në koordinimin me SHBA-në dhe partnerët europianë, theksoi Merz. Sipas tij, qëllimi është të kontribuojmë për suksesin e nogciatave që vazhdojnë për t’i dhënë fund luftës në rajon. Për këtë qëllim kancelari do të zhvillojë edhe një bisedë telefonike me kryeministrin e Pakistanit, që ndërmjetëson bisedimet SHBA-Iran.
Gjermania tradicionalisht ka mbajtur marrëdhënie relativisht të qëndrueshme me autoritetet eIranitnë Teheran. Kjo përvojë diplomatike vlerësohet si bazë e rëndësishme për një kontribut konstruktiv gjerman në përpjekjet ndërkombëtare për paqe.
„Nuk dua një përçarje të NATO-s”
Megjithatë, Merz ishte i përmbajtur me kritikat ndaj presidentit të SHBA-së Donald Trump.
“Sado mirëkuptimin që kam për kërkesat për një qëndrim të prerë, më lejoni ta them edhe këtu, në këtë moment: Ne nuk duam, unë nuk dua një përçarje të NATO-s”, tha ai. “NATO-ja është një garant i sigurisë sonë, dhe mbi të gjitha në Evropë. Duhet të vazhdojmë të ruajmë gjakftohtësinë.”, ka deklaruar ai.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar