Kanadaja ka njoftuar të enjten se do të përshpejtojë aplikimet ukrainase për statusin e qëndrimit të përkohshëm dhe të përhershëm me qasje të plotë në programet e punës dhe studimit, si dhe aplikimet për bashkim familjar.
Për aplikimet ukrainase për qëndrim në këtë vend, Kanadaja ka njoftuar se nuk do të ketë asnjë kufizim.
Personi që dëgjoi bisedën Macron-Putin: Më e keqja s’ka ardhur ende
“Kanadaja është e gatshme të mirëpresë ukrainasit që ikin nga lufta e Vladimir Putinit dhe nuk ka asnjë kufi për numrin e aplikimeve që ne do të jemi të gatshëm të pranojmë”, tha Sean Fraser, ministri i imigracionit i Kanadasë, në një konferencë shtypi në Otava.
Kanadaja gjithashtu njoftoi se ka dërguar më shumë dërgesa me ndihma vdekjeprurëse ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë raketahedhës./CNN