Kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja, ndez turbinat për ndeshjen e kthimit ndaj ekipit nga Republika Srpska, Borci nga Banjalluka.
Pejanët synojnë të përmbysin humbjen në Banjallukë dhe të kualifikohen në rrethin e tretë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkuj).
“Të nderuar tifozë të klubit tonë, ju falënderojmë përzemërsisht për përkrahjen tuaj maksimale para ndeshjes historike e cila na pret ditën e diel, na lejoni të ju njoftojmë që jemi në kontakt të vazhdueshëm me organet kompetente për lejimin e numrit sa më të madh të publikut në takimin e së dielës, për çdo risi do të njoftoheni në faqen tonë zyrtare”, njofton KH Besa Famgas.
Ndeshja luhet të dielën e 24 tetorit, duke filluar nga ora 18.00./Botapress.info/