Sot po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ka filluar dje.Në këtë seancë do të jenë në rend dite 6 pika. Një ndër pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Raportit vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.
Ndërkaq në fjalën e tij të sotshme, deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe deputetët e VV’së. Derisa po fliste prapa shpinës së tij ndërhynte ministrja Albulena Haxhiu.
Bekim Haxhiu i tha asaj që duhet të ketë respekt për fjalën e deputetëve, derisa aty ka ndërhyrë edhe Glauk Konjufca.
“Zonja ministre a mundesh me ma lon deputetin të qetë, të lutem”, i ka thënë Konjufca, ministres Haxhiu. /Botapress.info/